3.3 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaKulturëE bleu për 350 mijë euro, Ministria serbe e Kulturës i ndryshon...

E bleu për 350 mijë euro, Ministria serbe e Kulturës i ndryshon emrin veprës me motive shqiptare

Qeveria serbe në nëntor të 2023 ka blerë për Muzeun Kombëtar të Beogradit veprën e titullar “Pushimet e Bashibozukut”, e realizuar nga artisti malazez Paja Jovanoviç në vitin 1858, në një ankand në Londër për shumën 350 mijë euro.

Piktura ka motive shqiptare dhe sipas biografëve të autorit është realizuar në Mal të Zi dhe pasqyron shqiptarët që jetonin në këtë shtet shekuj më parë.

Pas blerjes së pikturës të artistit malazez Paja Jovanoviç “Pushimet e Bashibozukut”, mediat serbe menjëherë nxituan të shkruajnë artikuj se “vepra e artit u kthye ne Serbi”.

Mediat Serbe: “Piktura e Paja Jovanoviçit “Pushimet e Bashibozukut” “u kthye në Serbi”, sepse Muzeu i Qytetit të Beogradit, me mbështetjen e shtetit, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Ministrisë së Financave, e bleu në një ankand në Sodeby’s të Londrës për 304,800 paund me të gjitha tarifat dhe taksat, me të gjitha gjasat ajo nuk ka qenë kurrë në Serbi.”

Edhe Muzeu i Beogradit para se te blinte veprën e artiti tha se vepra të tjera të kulturës serbe do të jenë pjesë e fondit artistik të këtij institucioni. Presidenti serb deklaroi në një intervistë për mediat se qeveria do të jap një fond prej 30 milionë eurosh për të blerë në ankande vepra që sipas tij janë të trashëgimisë kulturore serbe.

Por disa muaj pasi e vendosën në Muzeun Kombëtar të Beogradit, pikturës të artistit malazez Paja Jovanoviç “Pushimet e Bashibozukut”, i është ndryshuar emri në “Odmor bašibozuka”.

Studiuesi Artan Shkreli e ka ndarë këtë informacion në llogarinë e tij Facebook ku shkruan se ky veprim nga Ministria e Kulturës Serbe është i shëmtuar shkencërisht, dhe e dëmshme si fqinjësi.

“Është padyshim e shëmtuar shkencërisht, dhe e dëmshme si fqinjësi, çka Ministria e Kulturës e Serbisë bëri me pikturën “Luftëtari Arnaut”, blerë në ankandin e famshëm të Londrës për rreth 300.000 paund…

Ekspozuar në Beograd pak ditë më parë, është riemërtuar aty si “Odmor bašibozuka / Pushimi i bashibozukut”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments