Pas rrëzimit të një avioni trajnues ushtarak afër Zarës, dy pjesëtarë të Forcave Ajrore kroate humbën jetën të enjten. Për pasojë, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Damir Krstiçeviq ka dhënë dorëheqjen.
Një tjetër mjet fluturues i ushtrisë kroate u rrëzua gjithashtu në janar, duke ua marrë jetën dy pilotëve.
Krstiçeviq tha në një konferencë për mediat se duhet të mbahet përgjegjësi. Ministria e Mbrojtjes tha se avioni u rrëzua rreth orës 4 të mëngjesit të enjten gjatë një fluturimi rutinor stërvitjeje. Nuk bëhet ende i ditur shkaku i rrëzimit. Ndërkohë që është formuar një komision investigimi.