10.6 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeDy shok-bomba shpërthejnë në oborrin e një shtëpie në veri të Mitrovicës

Dy shok-bomba shpërthejnë në oborrin e një shtëpie në veri të Mitrovicës

Dy shok-bomba kanë shpërthyer të shtunën në oborrin e një shtëpie në rrugën “Pop Angjelko Neshiq”, në veri të Mitrovicës.

Policia ka informuar se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimet e shok-bombave.

“Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.”, ka bërë të ditur Policia.

Rasti do të vazhdojë të hetohet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments