Dy raste të reja me virusin korona në Dibër

127

Gjatë pasdites së sotme, Në Maqedoni për koronavirus janë testuar dy pacientë të rinj dhe rezultatatet e tyre janë pozitive.

Siç njoftojnë nga Ministria, bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra, të cilët para disa ditëve janë kthyer nga Italia.

Më shumë hollësi lidhur me këtë çështje do të informojë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp në ora 19:30.