16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaDy politikanë nga Brazili i drejtohen ringut për të larë ‘hesapet’

Dy politikanë nga Brazili i drejtohen ringut për të larë ‘hesapet’

E në fakt gjetja është ideale. Kur nuk funksionon argumenti, atëhere grushti.

Dy politikanë në Brazil kanë vendosur t’i zgjidhin ndryshe mosmarrëveshjet e tyre dhe jo nëpërmjet debatit.

Kryetari i Bashkisë së Borbës, Simão Peixoto dhe ish-këshilltari Erineu Alves Da Silva vendosën që t’i “lanin hesapet” brenda ringut.

Diskutimet mes tyre nisën disa muaj më parë pasi Peixoto akuzoi Da Silva se nuk ishte në një linjë ideologjike me të. Nga ana tjetër Silva, i cili njhet edhe me pseudonimin Mirico, thuhet se ishte i zemëruar për dështimin e kryebashkiakut për të ruajtur një park ujor pranë lumit Madeira.

Duke mos i gjetur një zgjidhje debatit të tyre, menduan se mënyra më e mirë ishte për t’u përballur fizikisht.

Më datë 12 dhjetor, në në shkollë lokale u zhvillua ndeshja e shumëpritur mes tyre. Peixoto u fut në ring rreth orës 2:30 të mëngjesit, i rrethuar nga ndihmësit e ti dhe mbante një peshqir të zi të stampuar me emrin “Jezus”.

Nga ana tjetër kryebashkiaku u shfaq i etur për fitore, por fansat e tij thanë se ai mori disa goditje të dhimbshme. Megjithatë në sekondat e para të sfidës, 39-vjeçari e rrëzoi Miricon për një kohë të shkurtër në tokë.

https://gazetainfokus.com/politikanet-i-drejtohen-ringut-per-te-lare-hesapet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments