0.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDW / SHBA jo e kënaqur me masat e Kurtit për tarifën

DW / SHBA jo e kënaqur me masat e Kurtit për tarifën

I ngarkuari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i kërkon kryeministrit Albin Kurti heqjen e plotë të tarifës ndaj mallrave të Serbisë. Kurse BE e përshëndeti këtë hap dhe kërkon rifillimin e dialogut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i mbështesin masat e pjesshme të qeverisë Kurti  për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë, por ato kërkojnë heqjen e tërësishme të tarifës 100%. Kështu shkroi në Twitter, Richard Grenell, i ngarkuar i drejtpërdrejtë i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Kryeministri Albin Kurti mbrëmjen e së enjtes tha se nga data 15 mars, hiqet tarifa vetëm për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, por këto masa të pjesshme nuk po i mjaftojnë SHBA-së.

“Ne nuk i mbështetim masat gjysmake të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz dhe kjo i është bërë sot e qartë presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Richard Grenell.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments