Në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë kryer procedurat për dhënien e pasaportave diplomatike për dy futbollistët e Përfaqësues së Maqedonisë dhe përzgjedhësin.
Teksa i merreshin shenjat e gishtave futbollistit që solli fitoren në Itali, Alekandar Trajkovskit, ministri Bujar Osmani e bëri situatën më relaksuese.
Me shaka tha se “duhet t’u merren edhe shenjat e gishtave”, duke aluduar në atë se futbollistë i kanë në këmbë.
Pasaportë diplomatike u është dhënë edhe Enis Bardhit dhe Bllagoja Milevskit, transmeton TV21.