19.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajme'Duhet pastrim i listave, t’i mbrojmë veteranët e vërtetë nga ata që...

‘Duhet pastrim i listave, t’i mbrojmë veteranët e vërtetë nga ata që s’ishin të tillë’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që çështja e veteranëve të luftës të zgjidhet me gjuhen e fakteve dhe dialogut, e jo me kërcënime brenda e jashtë kuvendit.

Kurti tha se nuk ka një qeveri në Kosovë, e cila nuk ka shfaqur vullnetin e interesimin për mirënjohje e falënderim ndaj kategorive të dalura nga lufta, por sipas tij, duke mos e braktisur të vërtetën e duke mos e politizuar atë.

“Qartazi, zgjidhja mund të gjendet, por nevojitet konstruktivitet e bashkëbisedim. Seancat e kuvendit janë seanca për përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur më 14 shkurt 2021. Do të flasë sërish në zgjedhjet e ardhshme”.

“Paralelisht me këtë, ta kemi një spastrim të listave sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit të lavdishëm të luftës çlirimtare duke e konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së”, tha Kurti para mediave në Gjilan, sipas Klan Kosova.

Tutje, ai tha se ka një trefishim të numrit të veteranëve dhe sipas tij, duhet mbrojtur lufta çlirimtare e veteranët e vërtetë nga ata të cilët, siç tha ai, nuk ishin të tillë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments