5 C
Tetovo
E martë, 3 Dhjetor, 2024
BallinaKurioziteteDuhani dhe alkooli “vrasin” 2,7 milionë persona çdo vit në Europë

Duhani dhe alkooli “vrasin” 2,7 milionë persona çdo vit në Europë

Duhani, alkooli, ushqimet e përpunuara (UPF) dhe lëndët djegëse fosile vrasin 2.7 milionë njerëz në vit në Europë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila u ka bërë thirrje qeverive të vendosin rregulla më të ashpra për produktet që dëmtojnë shëndetin.

Në një raport, OBSH tha se industritë e fuqishme po nxisin sëmundjet dhe vdekjen e parakohshme duke përdorur marketingun “mashtrues” dhe duke ndërhyrë në përpjekjet e qeverive për të parandaluar sëmundjet vrasëse si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Sipas raportit të ri, duhani, lëndët djegëse fosile, ushqimet e përpunuara dhe alkooli janë përgjegjës për më shumë se 7,400 vdekje çdo ditë në 53 shtetet e Europës.

Në përgjithësi, rreth 2.7 milionë persona vdesin në vit në Europë.

Shifrat pasojnë një studim të vitit 2023, i cili zbuloi se alkooli, duhani, ushqimet dhe pijet e përpunuara dhe lëndët djegëse fosile shkaktuan 19 milionë vdekje në vit globalisht, ose 34% të të gjitha vdekjeve.

OBSH vlerëson se duhani shkakton më shumë se 1 milion vdekje në vit, 10% e të gjitha vdekjeve në Europë.

Gati 600,000 persona vdesin çdo vit nga lëndët djegëse fosile (5% e të gjitha vdekjeve), ndërsa alkooli shkakton më shumë se 400,000 vdekje në vit [426,857]. Dhe më shumë se 350,000 njerëz vdesin çdo vit nga konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar, pijeve me sheqer dhe ushqimeve të yndyrshme dhe të kripura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments