Dua Lipa ka reagur pas fitores së Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo në instastory ka publikuar një fotografi të Norës ku edhe e ka uruar xhudisten e cila i solli Kosovës medaljen e dytë të artë.
“Edhe një medalje e artë për Kosovën!! Bravo Nora Gjakova”, shkroi Dua në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.
Kujtojmë se Dua Lipa u gëzua edhe pas suksesit të Distria Krasniqit, për të cilën tha se po e bën Kosovën krenare
