Udhëheqësi i “madh e i dashur” i partisë dhe popullit, shoku nr.1, naltgjatësia e tij Ed(vin) Rama duke parë që asnjë nga të ashtuquajturat superfuqi botërore nuk po i jep dot asnjë zgjidhje konfliktit në Ukrainë, dhe i prekur thellë nga sulmi ushtarak i revizionistëve rus ndaj Ukrainës, vendosi që t’i merrte vetë në dorë frenat e rregullimit të kësaj çështje.
Dhe dje për këtë arsye organizoi në Tiranë një Samit për Ukrainën. Me qëllimin për t’i treguar Rusisë vendin dhe mbi të gjitha për të na treguar edhe ne se kush me kë qëndron.
Pamvarësisht se mediat pranë dhe ato që i lëpihen udhehëqësit të madh dhe pushtetit që ai rrezaton e cilësuan si një arritje historike të Shqipërisë, dhe si jë fitore të madhe të udhëheqësit, vetëm në jë gjë ato kishin të drejtë, që vërtet e gjitha kjo ishte një fitore, por jo për Shqipërinë dhe udhëheqësin e madh.
Ajo që ndodhi dje në Tiranë nuk ishte fitore as për Ukrainën e as për Presidentin e saj të cilin pasi e ftoi në shtëpi, në fund fare e poshtëroi.
Dje ishte një fitore e madhe vetëm për Sërbinë dhe Vuçiçin. Dje ishte dita e katër V-ve – Veni, Vidi, Viçi, Vuçiçi.
Dje Vuçiçi ishte i ftuar në këtë samit dhe në fund të samitit ashtu si ndodh pothuajse në çdo lloj samiti të botës, ato gjithnji mbyllen me një deklaratë të përbashkët të palëve pjesëmarrëse në të. Por ka raste që edhe mbyllen pa deklaratë.
Në rastet që kjo ndodh, është vetëm për arsye se palët, ose qoftë edhe njëra prej atyre që marrin pjesë nuk pranpojnë të firmosin, ose nuk bien dakort me deklaratën përfundimtare dhe në këtë rast nuk ka deklaratë.
Ndërsa dje e mbyllëm me një deklaratë e cila u përpilua dhe u bë ashtu si e donte Sërbia dhe Vuçiçi.
Dje Vuçiçi vuri kusht që nëse nuk ndërrohet deklarata ai nuk do e firmoste dhe kështu ky samit do mbeste pa një deklaratë finale të përbashkët.
Dhe ai kërkoi që nga kjo deklaratë të hiqej pjesa ku shtetet pjesëmarrëse do të firmosnin veç veç përkrah emrit të shtetit, dhe të hiqej pjesa nga deklarata ku thuhet “Shtetet” dhe ajo të zëvendësohej me pjesëmarrësit. Sepse po të ndodhte kjo, duhet që aty të firmoste edhe Kosova e cila ishte pjesëmarrëse në këtë samit e përfaqësuar nga Presidentja Vjosa Osmani.
Dhe po të ndodhte kjo bie që Kosova njihej si shtet edhe nga Ukraina edhe nga Sërbia.
Përveç kësaj u hoqën edhe dy fjali të tjera të cilat kishin lidhje me sanksionet dhe me përcaktimin e Rusisë si fuqi keqëdashëse që ndikon negativisht në rajonin e Ballkanit.
Por ajo çka vërtet mua më intereson dhe besoj duhet t’i interesojë të gjithë atyre që pretendojnë se në damrët e tyre ju rrjedh gjak shqiptari, është heqja nga kjo deklaratë e pjesës ku përcaktohet shtetet dhe firma jo në emër të shtetit.
Normalisht që ne nuk mund të bëjmë asgjë për atë që ka ndodhur, por ama e gjithë kjo që ndodhi tregoji se kush e drejton Ballkanin dhe kush kujt i shërben.
Deri më sot të gjithë kemi thënë herë me vend e herë pa vend se udhëheqësi madh, Rama është argat i Sërbisë. Por dje më në fund vetë udhëheqësi na dha mundësinë që kjo të vërtetohej.
E di që të gjithë juve që ju dhimbset udhëheqësi do e kundërshtoni, por më parë ju ftoj që të llogjikoni, ose le të llogjikojmë sëbashku.
Nesë ju kujtohet pak më lart shkruajta se poqese njëri nga pjesëmarrësit nuk e firmos deklaratën atëherë samiti mbetet pa deklaratë përfundimtare.
Në momentin që Vuçiçi vuri veton që pa e ndryshuar deklaratën sipas dëshirës dhe kërkesave të tij ai nuk do firmoste, edhe Shqipëria dhe Kosova duhet të kishin vënë veton për mos firmosje të kësaj deklarate po u vendosur fjala shtetet.
Pasi në këtë mënyrë do mbronin dinjitetin e tyre dhe të vendeve të cilat ishin duke përfaqësuar në atë samit.
Por këta të dy, Rama dhe Osmani e pranuan pa asnjë lloj kundërshtimi versionin e Vuçiçit dhe e firmosën atë sikur të mos ishte asgjë.
Pra ky udhëheqësi i madh që nuk lë rast pa thënë se do e mbrojë Kosovën po erdhi nevoja, dje që ishte nevoja ta bënte ai zgjodhi të bënte ashtu si thotë Sërbia.
Dje më në fund udhëheqësi tregoi fytyrëne vërtetë, pa dorashka, se ai nuk është një argat i Vuçiçit, por është kthyer në një prostitutë politike e Sërbisë. Ndëra Vjosa Osmani tregoi se ajo është vetëm një injorante politike që fatkeqësisht po përfaqëson Kosovën.
Do të kisha dashur që edhe në Shqipëri edhe në Kosovë të kishte pasur opozitë, dhe ato të thërrisnin në seancë parlamentare këta dy firmëtarë respektivë dhe tu kërkonin të jepnin llogari para popullit të tyre se përse vendosën të poshtërojnë Shqipërinë dhe Kosovën, duke plotësuar dëshirat e Vuçiçit!
Dhe në fund të gjithëve ju ftoj t’i bëni vetes një pyetje retorike: A ja vlen më mirë një samit pa deklaratë finale, apo një samit ku të poshtërohet atdheu juaj nga udhëheqësit e tij?
Ndaj dje Vuçiçi e bëri si Jul Cezari – Veni, Vidi, Viçi (Erdha, Pash, Fitova).
Ah, do pyesni po Presidentin e Ukrainës ku e poshtëruam. Po ai kërkoi që të vendosej në atë deklaratë se Rusia është fuqia keqëdashëse, por për hatër të Sërbisë ne nuk pranuam që ajo të vihej.
Do thoni ju po edhe Presidenti i Ukrainës mund të mos e firmoste. Po keni të drejtë, por ama pastaj ai nuk do të merrte më armatime dhe municione artilerie nga Sërbia nëpërmjet Arabisë Saudite.
Në fund të fundit turpi i mbet gjithnji të zotit të shtëpisë.
Por pyetja kryesore është : A e njeh turpin i zoti i shtëpisë sonë?
Ps: Prostitucioni është një nga zanatet më të vjetra të njerëzimit, dhe nga më të paguarat e demokracisë.