16.4 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Përse “Duhet” të vriten palestinezët! (pjesa e dytë)

Dritan Goxhaj / Përse “Duhet” të vriten palestinezët! (pjesa e dytë)

Lufta urbane

Sun Tzu njëri nga strategët ushtarak të njerëzimit në librin e tij “Arti i luftës” shkruan “Jini jashtzakonisht delikatë, deri në pikën e të qënit pa formë. Jini jashtzakonisht misterioz, madje deri në pikën e heshtjes. Në këtë mënyrë ju mund të jeni drejtues i fatit të kundërshtarit”.

Forcat Pushtuese Izraelite (IOF) për momentin kontrollojnë vetëm një pjesë të qytetit të Gazës në sipërfaqe. Ndërsa nën tokë ndodhet një rrjet i tërë tunelesh që shtrihet për disa qindra kilometra dhe sipas vetë Ministrisë së Mbrojtjes Izraelite është i ndërtuar në tre shtresa të ndryshme thellësie. Kështu që tanket në sipërfaqe dhe avionët në ajër nuk bëjnë punë në këtë rast.

Në këtë mënyrë Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura që po i përdorin këto tunele janë në një gjëndje të pa formë, totalisht misteriozë dhe veprojnë në heshtje të plotë tashti.

Izraelitët vetëm po mundohen që të gjejnë ndonjë hyrje tuneli dhe pastaj drejtojnë aty goditjen me anë të aviacionit për të tentuar të shkatërrojnë tunelin pasi nuk tentojnë të hynë fare, pasi janë të vetdijshëm se nuk e dinë se çfar mund ti gjejë, dhe ka rrezik që edhe të humbasin nëpër to.

Nga bombardimet e deri tanishme janë krijuar male me rrënoja të cilat janë totalisht të pakomtrollueshme nga ana e izraeltitëve dhe janë edhe pengesë për lëvizjen e lirshme të tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara.

Izraelitët edhe në këtë luftë nuk po përdorin asnjë lloj taktike të re, por atë që kanë përdorur në vitin 1973 kur sulmuan qytetin e Suezit. Aktualisht kjo doktrinë e pësrshkruan izolimin e zonës urbane me njësi të blinduara që rrethojnë qytetin nga jashtë dhe pastaj hyrje në qytet nga të paktën tre drejtime me kolona të blinduara të udhëhequra nga mjete inxhinierike në mënyrë që të mundësojnë futjen e trupave të këmbësorisë në qytet dhe marrjen e pikave të ndryshme.

Edhe kësaj rradhe janë mbështetur në këtë taktikë vetëm se këtë herë kolonat e tankeve nuk shoqërohen me trupa këmbësorie pas çdo tanku, pasi izraelitët e dinë që në këtë mënyrë trupat e tyre do të jenë totalisht të pambrojtura nga sulmi i grupeve të Hamasit.

E gjithë kjo taktikë dhe ideja se “tanket mund të bëjnë gjithcka vetë dhe vetëm” e ka bazën si fillim në operacionet ushtarake izraelite në vitin 1956 në zona të banuara dhe më pas edhe në luftën e 6 ditëve në vitin 1967 dhe kjo u përforcua në vitin 1973. Ashtu si në 1973 edhe kësaj rradhe izraelitët e nisën me një bombardim masiv ajror dhe tokësor në qytetin e Gazës. Por ashtu si në 1973- shin edhe tashti forcat izraelite pamvarësisht se posedojnë një sasi të madhe tankesh të ndara në disa brigada ato asnjëherë që prej 1973 e deri më sot nuk kanë vepruar në kombinim me forcat tokësore dhe me trupa këmbësorie të atashuara pas tankut.

Ndaj edhe sot nuk sheh të tilla imazhe të trupave izraelite nëpër rrugët e Gazës, por sheh vetëm kolona tankesh dhe mjete të tjera të blinduara të cilat lëvizin të vetme. Duke qënë kështu totalisht të ekspozuara ndaj goditjeve të kundratankëve në çdo moment.

Ashtu siç vërehet edhe nga videot e publikuara nga Hamasi, njësit antitankiste të tyre pozicionohen nëpër katet e para dhe të dyta të ndërtesave të boshatisura dhe shpesh të bombarduara, me dritare të mëdha dhe të çara të mëdha. Këto pozicione të ngritura jo vetëm që janë një vend i mirë fshehjeje nga ana e dronëve izraelit, por janë një pozicion i mirë vëzhgimi si dhe ajrimi për sistemet e armëve kundratanke gjatë qitjes së tyre. Po në këto kate sheh të ndodhin shpesh edhe sulme me armë të tjera të këmbësorisë ndaj atyre trupave izraelite që kanë mundur të hynë në qytet dhe janë vendosur nëpër këto ndërtesa.

Pasi në këtë mënyrë sulmuesit e Hamasit janë jasht rrezes së artilerisë të tankut ose mjeteve të tjera të blinduara.

Ashtu si egjyptianët i vendosën vendkomandate tyre nëpër tunele dhe kasaforta të mëdha bankash edhe Hmasi sot i ka vendosur vendkomandat e saj nën tokë dhe i ka ndarë forcat e tyre në grupe jo më të mëdha se 5 veta, të cilat përbëjnë bërthamën perfekte për të zhvilluar luftime në zona të banuara.

Ku deri më tashti pamvarësisht 30 ditë luftimeve, pamvarësisht gjith teknologjisë më të përparuar botërore që posedon ushtria Izraelite, akoma deri më sot nuk kanë arritur që të tregojnë turpat e luftëtarëve të Hamsit, të cilët pretendojnë se i kanë vrarë me qindra.

Ashtu si egjyptianët në 1973 edhe tashti Hamasi i lejoi forcat izraelite që lehtësisht të penetronin deri në qendër të qytetit nga të treja drejtimet duke krijuar kështu idenë se nuk do të hasin rezistencë të fortë në qytet. Duke i mundësuar vetes të maksimalizojn dëmin që mund t’i shkaktojnë forcave izraelite në zona të ndryshme të sulmit të parapërgatitura nga ana e luftëtarëve të Hamasit dhe grupeve të tjera që luftojnë në mbrojtje të Gazës.

Është për t’u çuditur se si izraelitët nuk kanë nxjerrë mësim nga disfata që pësuan në 1973 në tentativën për të marrë qytetin e Suezit, por e dhe më pas edhe pse e kanë studiur luftën e dytë çeçene të zhvilluar në zonën urbane të Groznit, ku rusët humbën disa kolona me tanke dhe blinda pasi çeçenët njësoj si palestinezët sot, kishin krijuar tunele nën tokë që lidhnin të gjitha ndërtesat, si ato të shkatërruara edhe ato të pa shkatërruara, dhe sapo një kolonë tankesh hynte në një rrugicë ata menjëherë sulmonin tankun e fundit duke krijuar kështu panik te tanket e tejrë të cilët në tentativë për t’u ruajtur nga ndonjë goditje, e prishnin formacionin duke tentuar secili të gjente një rrugë dalje.

Kjo krijonte kaosin që i duhej më së shumti çeçenëve pasi kështu e kishin më të lehtë jo vetëm të godisnin tankun që donin, por edhe t’u afroheshin tankeve nga mbrapa për t’i vendosur mina të ndryshme.

E njëjta gjë po ndodh edhe aktualisht me kolonat izraelite të tankeve nëpër rrugët e Gazës.

Vetëm me këtë mënyrë të ngjashme luftimi në qytetin e Suezit, për vetëm 2 dytë luftime izraelitët humbën 120 forca dhe 88 tanke të shkatërruara. Imagjinoni sa ka vajtur numri i izraelitëve të vrarë në Gaza në këto 30 ditë luftime të ngjashme me ato në qyetetin e Suezit në vitin 1973.

Nga pikëpamja strategjike të supozosh se betejat urbane mund të bëhen vetëm se objektivi është të eleminosh ose zhvendosësh një forcë armike nga një qytet, demostron një pamje miopike që në realitet injoron pamjen më të gjërë. Vendndodhja e qytetit të Gazës është strategjikisht e rëndësishme për izraelitët për arsye të burimeve të gazit përballë saj, ndaj izraelitët janë hedhur me shpejtësi për të zënë këtë territor e për ta pastruar atë nga popullsia palestineze.

Nga kjo del një mësim i mirë në nivelin strategjik. Një sulm i tillë kaq i bujshëm tregon se edhe lufta e informacionit qëndron në nivelin strategjik sepse fiton mbi popullsinë dhe ndikon në opinionin publik. Izraelitët e kanë kuptuar edhe nga luftërat e tjera të bëra, se përpjekjet për të marrë një qytet nuk kanë të bëjnë vetëm me armikun.

Një mësim tjetër strategjik i rëndësishëm është se edhe në prani të një ndërthurje të tillë të dukshme arsyesh për të marrë një objektiv dhe për të besuar se mund të arrihet me sukses, duhet bërë kujdes i madh kur bëhet fjalë për zona të tilla të banuara. Pasi çdo interes politik në kapjen e një qyteti duhet të vihet në peshore kundrejt realiteteve ushtarake dhe shembujve të historisë ushtarake.

Një mësim tjetër del në nivelin operacional ku mungesa e një tabloje të saktë të informacionit në mjedisin urban e bën totalisht të vështirë këtë betejë. Nga ajo çka shihet prej datës 7 Tetor e deri më tashti del se Izraeli ka një njohuri dhe kuptim krejt të pa qartë për forcat armike – Hamasin- dhe mbrojtjen e organizuar prej tyre të qytetit të Gazës.

Këmbëngulja e qeveris Izraelite për të filluar këtë operacion në Gaza bazuar vetëm në shpejtësi dhe jo në inteligjencë është totalisht një lojë bixhozi.

Një mësim i dytë në nivelin operacional është se mbrojtja e një pjese të terrenit urban mund të jetë e vlefshme për disa arsye.

Ajo mund të vonojë dhe madje edhe të ndalojë një forcë në ofensivë duke e bërë në këtë rast forcën sulmuese izraelite që të paguajë shtrenjtë në ushtarë dhe mjete, por mbi të gjitha ajo mund të krijojë kohën e nevojshme për veprim politik.

Veprim që tashti erdhi në formën e një armëpushimi disa ditorë duke e ngritur kështu Hamasin në nivelin e barabartë me ushtrinë izraelite.

Në shumicën e rasteve në rast se focat sulmuese jan të agazhuara në nivel operacional dhe taktik ashtu si duhet ato mund ta fitojnë betejën urbane në të cilën kanë hyrë.

Ndërsa mësimi që nxirret në nivelin taktik deri tashti është se mjetet e blinduara që përdoren në një betejë urbane duhet patjetër të ruhen nga ana e këmbsorisë. Pasi ato shkojnë bashkë, blindi mbron këmbsorinë dhe këmbsoria mbron blindin.

Një mësim tjetër taktik deri më tashti është se kur grupon njësi ushtarake të cilat nuk kanë luftuar e as trajnuar asnjëherë në terrene urbane, e për më tepër as që janë trajnuar ndonjëherë sëbashku dhe as në operacione të armëve të kombianuara, ashtu sic janë tashti 360 mij forca rezerviste të thirrura për këtë luftë, mungon totalisht kohezioni i këtyre njësive, duke sjell kështu një rezultat totalisht negativ në fushën e betejës.

Gjithashtu bazuar mbi historinë ushtarake të deritanishme shumica e operacioneve ushtarake urbane kanë përfunduar me fitoren e sulmuesve.

Rrallë ka ndodhur që fitorja të ketë kaluar tek mbrojtësit.

Megjithatë kjo betejë për qytetin e Gazës pamvarësisht se deri më tashti forcat Izraelite kanë bërë kaq shumë gabime strategjike, operacionale dhe taktike, pamvarësisht dështimve dhe humnbjeve në numqër që do të kenë forcat izraelite ato do ta firojnë këtë betejë nga ana operacionale dhe taktike.

Kjo pasi siç ka thënë edhe Stalini “ Sasia shpesh është edhe cilësi”, pra për shkak të sasisë ata do të mund ta fitojnë këtë betejë ndaj Hamasit, por ama tashmë e kanë humbur totalisht betejën strategjike.

Kjo pasi Hamasi ja arriti qëllimit që ta bëjë çështjen palestineze tashti në vëmendje të gjithë botës perendimore në përgjithësi, dhe të botës arabe në veçanti. Por çka është më e rëndësishmja, tashti për çështjen palestineze do të pyeten vetëm palestinezët dhe ndër to kryesori dop jetë Hamasi. Kush ka dyshime mund të shohi arritjen e këtij armëpushimi i cili u arrit vetëm në biseda me Hamasin drejtpërdrejt e jo me ndërmjetësues të jerë që flisnin në emër të palestinezëve dhe Hamasit.

Dhe mesa duket të dyja palët kanë hyrë në këtë luftë bazuar mbi idenë që Xhorxh Oruel (George Orëel) ka elaboruar në librin e tij “1984”, të publikuar në vitin 1949 “Lufta nuk është menduar për t’u fituar, ajo është menduar të jetë e vazhdueshme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments