Përpjekja e fundit e Amerikës për të ruajtur unipolaritetin
Agresioni ushtarak amerikano-izraelit ndaj Iranit pamvarësisht se po mundohet me të gjitha mënyrat nga ana e agresorëve të paraqitet si një përshkallëzim dhe vetëm konflikt rajonal, nuk është një gjë e tillë, por në realitet ajo është një tentativë përfundimtare e një rendi i cili nuk mundet më të riprodhojë vetveten përmes dominimit ekonomik dhe ushtarak.
Pra në realitet është një luftë kundër multipolarizmit si një përpjekje ekzistenciale për të parandaluar krijimin dhe konsolodimin e qëndrave alternative të pushtetit.
Aktualisht një tryezë po shtrohet/vendoset në politikën globale, një tryezë në të cilën nuk ka ftesa, një tryezë në të cilën nuk ulesh se je vasal i të fortit të rradhës, një tryezë në të cilën nuk mund të shpresosh të ftohesh, por një tryezë në të cilën vendin/karrigen duhet ta vendosësh vetë me anë të forcës.
Shumë nga ju do thoni që po shtrohet një tryezë e re, por unë këmbëngul te ideja se për herë të parë po vendoset një tryezë, pasi më parë nuk kishte një të tillë.
Kishte vetëm një fron në të cilin ishte ulur Amerika dhe gjithë të tjerët qëndronin poshtë e të përkulur.
Një pjesë si vasalë nën pushtetin dhe arrogancën amerikane, e një pjesë si armiq të këtij pushteti.
Dhe në atë holl të politikës botërore ku mbizotëronte vetëm froni amerikan, miqtë konsideroheshin e vazhdojnë të konsiderohen subjekte, ndërsa kundërshtarët konsiderohen armiq.
Ndërsa tashti në dritën e zhvillimeve në Gjirin Persik gjërat po ndryshojnë.
Mjafton të shifni Eurpianët.
Për dekada të tëra aleatë dhe baza të sigurta të perandorisë dhe vasalë të hegjemonisë Amerikane, shumica e tyre po hynë në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin për të manaxhuar kalimin e cisternave të tyre me naftë përmes ngushticës së Hormuzit.
Po kështu edhe Japonia, vasali nën protektorat i Amerikës.
Dhe kur një vasal fillon të negociojë direkt me armikun e hegjemonit nën të cilin ndodhet, kjo tregon se froni ka filluar të lëkundet dhe se nuk mundet më të proejktojë pushtet ndaj vasalit.
Kjo nuk do të thotë se fuqia nuk është e rëndësishme, por thjesht ajo nuk është absolute dhe se funksionon brenda kornizave që duhen kuptuar e respektuar.
Dhe se çdo lloj strategjie që injoron gjeografinë, dhe dinamikën e përshkallëzimit, herët a vonë do të përplaset me realitin.
Kundërpërgjigja politike dhe ushtarake e Iranit ndaj kësaj dinamike përshkallëzimi, tregon efektivitetin e një planifikimi afatgjatë bazuar mbi avantazhin gjeografik, duke treguar gjithashtu se durimi dhe integrimi mund të tejkalojnë avantazhin teknologjik dhe spektaklin ushtarak.
Dhe në këtë realitetin e ri nuk është dominimi ai mbi të cilin varet më stabiliteti, por manaxhimi i fuqive të tua dhe kapacitetet sovrane të një vendi.
Në këtë realitet të ri Irani po tregon se fitorja e një konflikti nuk varet më nga ato të konsideruara beteja vendimtare, por nga boshtet e alencave që formon, dhe nuk do të varet nga deklarat por nga qëndresa.
Dhe Irani duke rezistuar ka arritur të ndryshojë rolin e tij strategjik.
Ky ndryshim nuk erdhi bazuar mbi një moment dramatik, por bazuar mbi një qëndrueshmëri, mbi një presion dhe mbi kuptimin e luftës moderne e cila solli riformatimin e manaxhimit të ngushticës së Hormuzit, duke sjellë implikime që do të shtrihen përtej Lindjes së Mesme.
Ajo çka e bën këtë moment të rëndesishëm është se nuk i përshtatet veprimtarisë politike tradicionale të deritanishme.
Nuk as fitore të qarta dhe as humbje vendimtare ashtu si është mësuar bota të shohë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por në vend të saj kemi një ribalancim gradual, një ndryshim në atë që perceptohet si e mundur dhe si jo e mundur.
Në këtë konflikt për herë të parë po kuptojmë se dukshmëria nuk është e njëjtë me rëndësinë, dhe njohja e këtij ndryshimi është hapi i parë drejt së ardhmes së këtij konflikti, ku tashmë e tutje kontrolli ushtrohet nëpërmjet aksesit, mohimit dhe kufizimit të kundërshtarit,e jo nëpërmjet pushtimit, i cili është një koncept i vjetër i luftërave të shekullit të kaluar.
Në këtë tavolinën e re gjeopolitike, suksesi matet me atë që kundërshtari nuk mund të bëjë, e jo me atë që kundërshtari arrin të demostrojë.
Dhe kjo përfaqëson mënyrën si ushtrohet ndikimi.
Dhe në këtë realitet të ri gjeopolitik rezultatet strategjike formohen jo vetëm nga transporti e nga inovacioni, por nga faktorë strukturorë përtej kontrollit të një fuqie të vetme.
Këtë e demostron roli i ngushticës së Hormuzit si jë kalim straegjik detar jo i mbyllur përshkak të një beteje të humbur, por për shkak të një kontrolli të qëndrueshëm në distancë.
Dhe ajo që po ndodh në Gjirin Persik është një demostrim se si mund të luftohen jo vetëm dominanca ushtarake dhe politike rajonale, por edhe ajo globale.
Dhe ky mësim po shkruhet me zjarr e me gjak nga Irani, ku edhe të gjitha Monarkitë pro zioniste të Gadishullit Arabik, të gjitha vasale të nënshtruara dhe baza të sigurta të forcave amerikane në atë rajon, po goditen, jo pamvarësisht bazave, por për shkak të këtij qëndrimi të tyre pro zionist, nëpërmjet heshtjes së tyre përgjatë genocidit amerikano-zionist në Gaza.
Irani po ju tregon se çadra e sigurisë së hegjemonit nën të cilin janë rreshtuar monarkitë vasale të gjirit, është e çpuar dhe e grisur, dhe nuk mund t’i mbrojë, dhe se garancia e saj ka skaduar, e është tashmë e pavlefshme.
Dhe në këtë tavolinën gjeopolitike globale që po vendoset, aktualisht gjënden të ulur Amerika si hegjemoni i fundit, Rusia dhe Kina, kjo për arsye se këto të treja përveç që posedojnë fuqinë atomike, ato kanë edhe masën ekonomike dhe shtrirjen globale me anë të së cilës projektojnë fuqi politike dhe ushtarake.
Në këtë realitet të ri do të ndodhë dalja e qëndrave të reja të gravitetit politik dhe ushtarak rajonal, që do të ristrukturojnë ashtu si Irani lagjet e tyre, pa marrë leje.
Dhe këto qendra të reja graviteti nuk përcaktohen vetëm nga prodhmi i brendëshëm bruto, ose popullsia.
Ato do të përcaktohen nga vullneti politik, qëmdrueshmëria ndaj agresionit dhe nga shtrirja.
Do të varen nga kapacitetet për të absorbuar goditjet dhe për tu kundërpërgjigjur.
Do të varen nga kapacitetet për të projektuar fuqi politike përtej kufijve të tyre, pa mbështetje nga jasht.
Do të varen nga kapacitetet që kanë ose do kenë për ti imponuar kosto politike dhe ushtarake hegjemonit, kosto e cila do e bëjë qëndrueshmërinë politike të brendëshme të hegjemonit të paqëndrueshme.
Irani i ka absorbuar goditjet agresive të hegjemonit dhe jo vetëm por ka treguar edhe kapacitete për t’u kundërpërgjigjur nëpërmjet fuqisë së raketave balistike, kapacitetin e të cilave ka arritur ta ruajë.
Irani ka arritur të projektoje fuqi politike në vende të tjera të rajonit dhe në pika kyçe nëpërmjet aleatëve të tij, Huthi, Hezbullah e milicive shiite në Irak.
Irani ka treguar se ka arritur ti imponojë hegjemonit kosto politike dhe ekonomike që e kanë bërë qëndrueshmërinë politike të brendëshme, për momentin të lëkundet e drejt rrënmit.
Me këto të treja Irani po tregon se ka të gjitha kapacitetet që të dali nga ky konflikt si një superfuqi rajonale.
Irani po i tregon gjithë pjesës tjetër të botës se ekonomia, popullsia, forca ushtarake dhe fuqia industriale janë tarifa hyrëse në këtë tavolinë, por ama vetëm tarifa hyrëse, pasi vendi fitohet vetëm nga mënyra se si i përdor këto nën presion.
Irani po tregon se vetëm sovranizmi është rruga e vetme për të hyrë në kategorinë e superfuqisë.
Dhe se sovranizmi nuk ëshë një koncept abstrakt politik ashtu si politika perendimore këto 35 vitet e fundit është munduar ta paraqesë.
Sovranizmi është një koncept fizik, ashtu si ka qënë në shekullin e shkuar.
Sovraniteti është siguria energjitike, siguria ushqimore, siguria industriale, siguria arsimore, siguria shëndetësore dhe siguria ushtarake.
Pa këto të gjashta nuk ka sovranitet dhe si rrejdhojë as pamvarësi, por vetëm vasalitet.
Në këtë rend të ri që po shkruhet, sovraniteti është monedha e vetme e mbijetesës.
Dhe në këtë rendin e ri, nuk shtrohet pyetja se kush dëshiron një vend në këtë tavolinë, por kush ka vullnetin që të rivendosë sovranitetin e tij në mënyrë që të kapi një karrige në këtë tavolinë që do të quhet – Multipolare.
Tavolina është vendosur tashmë.
Vëndet e karrigeve janë të limituara.
Koha po ashtu është e limituar.
Dhe gjithë bota po sheh me kureshtje se kush tjetër përveç Iranit do arrij të ulet në këtë tavolinë.
