Marëdhënia midis politikës dhe biznesit në kapitalizmin amerikan që ata dhe ne po jetojmë në këtë perëndimin tonë, racizmi i natyrshëm në sistemin shoqëror perendimor që po e përjetojmë, natyra selektive e lirive në varësi të statusit që mbajmë në shoqëri, gadishmëria për të mbështetur genocidin dhe krimet e luftës – si bëri Kryeministri ynë në Izrael dhe në Amerikë, ndërkohë që hipokrizisht dënojmë krimet e të tjerëve, nuk mundën të fshihen më , sidomos pasi Trump ka marrë në dorë presidencën amerikane.
Dhe javës që shkoi Trump lançoi në Uashington Bordin e Paqes të cilin e ratifikoi një muaj më parë në Davos, i cili i garanton atij Fronin pas presidencës, ku Trump është vet emëruar Kryetar i këtij Bordi përgjithmonë. Dhe ku nuk ka as elektorat, as llogaridhënie, e as apel mbi të.
Të paktën OKB-ja e përdor Asamblenë e Përgjithëshme si gjethe fiku, ku lejohen diskutimet, debatet dhe rezolutat jo detyruese për të deklaruar qëndrime morale, edhe pse pastaj pushteti i përket totalisht Këshillit të Sigurimit.
Bordi i Paqes, në të kundërt nuk ofron asnjë lloj gjethe fiku, dhe nuk ka asnjë pretendim rreth kësaj, me pak fjalë Perandori ka dalë lakuriq, ku të gjithë mund ta shohin dhe atij as që i rruhet fare.
Një Bord i krijuar gjoja për të sjellë paqen në Gaza, por më shumë për të qeverisur punët globale si personale, e megjithatë në këtë takim të parë të këtij Bordi, nuk u përmendën fare sulmet e Izraelit në Gaza.
Sulme të cilat që nga mesi i tetorit 2025 kur u bë marëveshja e armëpushimit e deri ditën e mbledhjes së këtij Bordi, e kanë shkelur këtë armëpushim 1,620 herë. Praktikisht genocidi në Gaza nuk është ndalur asnjë ditë, dhe vazhdon akoma.
I vetmi diskutim që u zhvillua gjatë mbledhjes së këtij Bordi ishte vetëm ai i planeve për të kolonizuar Gazën dhe për ta shndërruar atë në një shtet policor dhe kamp përqëndrimi, bazuar mbi mbikqyrjen masive të inteligjencës artificiale dhe forcave të armatosura të vendeve anëtare të këtij bordi, dhe shpronësimin e tokës së palestinezëve nga korporatat që do paguajnë tarifën te perandori Trump.
Dhe në këtë pikë, Amerika e Trump dhe Izraeli përfaqësojnë Gjermaninë Naziste, ndërsa koalicioni ndërkombëtar i vendeve që marrin pjesë në këtë bord, ku bëjmë pjesë edhe ne edhe Kosova, përfaqësosjnë Francën e Vishis dhe Norvegjinë e Kuislingut.
Në vitet pas Luftës së Parë Botërore, sundimi kolonial nuk mund të deklarohej hapur, dhe për këtë u hartua në Versajë një zgjidhje ku kontrolli kolonial të quhej këtëj e tutje “Kujdestari”, që nënkuptonte një sundim të huaj i shtrirë pa kufij, ku sovraniteti nuk mohohej por ai shtyhej pafundësisht derisa ata që kryenin “kujdestarinë” ta shihnin të arsyeshme se popullata nën adminstrim do të ishte e gatëshme për vetqeverisje.
Dhe në 1920 Palestina u vu nën “kujdestarinë”, mbikqyrjen Britanike derisa sionistët që bashkpunuan me nazizmin dhe fashizmin sollën në Palestinë sionistë të rinj të cilët filluan të okuponin vendbanimet e palestinezëve, dhe arritën në 1948 ta shkatërronin fare shoqërinë palestineze.
Dhe tashti 106 vjet më vonë, sërish ky mandat për “kujdestari” është rikthyer.
Gazës po i ofrohet paqja si administrim i huaj në vend të sovranitetit. Dhe qëllimi i kësaj “kujdestarie” nuk është zhvillimi, por dëshpërimi, dhe çuarje e popullsisë drejt një nënshtrimi të përhershëm, ku krimet e shtetit nazist të Izraelit jo vetëm do të mbulohen, por edhe do të fshihen fare.
Dhe vendosën që ta rikthejnë mandatin Britanik të 1920-s nën një terminologji të re, “Bordi i Paqes”, sepse forca ushtarake dështoi. Ushtria pushtuese izraelite nuk arriti dot asnjë nga abjektivat që ajo deklaroi më 23 tetor 2023, as shkatërrimin e Hamasit, as “fitoren” e premtuar vazhdimisht nga krye nazisti Mileikosvski (Netanjahu), e as spastrimin etnik që Izraeli u mundua të bënte në Gaza.
Palestinezët qëndruan dhe rezistuan, rezistenca e armatosur rezistoi dhe qëndroi.
Kjo si pasojë e operacionit të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili nëpërmjet një reziku të madh e të mirëmatur hodhi hapin vendimtar drejt çlirimit.
Shumë nga ju do e kundërshtoni, por më parë duhet të dini që në një luftë asimetrike, fitorja nuk matet me humbjen e plotë të armikut pushtues, por nga aftësia për të penguar objektivat e tij (ashtu si UÇK gjatë luftës në Kosovë kundër Sërbisë), për të ekspozuar dobësitë e tijë dhe për të frymëzuar pjesën tjetër të popullatës që ka vendosur të rrij pasivë, që të ngrihet.
Dhe kjo luftë ringjalli vullnetin për të rezistuar midis palestinezëve, duke sfiduar botën që të përballet me realitetet e egra të pushtimit, aparteitid dhe genocidid.
Operacioni i Hamasit më 7 tetor ishte më shumë se një operacion ushtarak, ishte një goditje strategjike në zemër të ekzistencës së shtetit genocidial të Izraelit. Me anë të atij operacioni dhe të rezistencës 2 vjeçare i vërtetoi jo vetëm palestinezëve skeptik, por edhe gjithë pjesës tjetër të botës, se Izraeli nuk është i pamposhtur, ai mund të mundet.
Kjo ka qënë aureola e vetme me të cilën Izraeli kish mbështjellë vetveten në gjithë botën, se ushtria e tij pushtuese ishte ushtria më e fortë e botës, dhe më e pathyeshmja. Pasi mbijetesa e pushtuesit varet gjithnji dhe vetëm nga projektimi i nje force dërrmuese, jo vetëm ushtarakisht, por edhe psikologjikisht, me qëllim që ta bëjë çdo lloj rezistence jo vetëm të duket e kotë, por edhe të dekurajojë të tjerët ti bashkangjiten asaj.
Dhe në këtë përplasje, Izraeli nuk ishte aspak në gjendje që të siguronte jo vetëm një fitore përfundimtare, poe as edhe një fitore të vogël, as taktike, as operacionale, e as strategjike, duke shënuar kështu edhe fundin e një ideje dhe epoke të ngritur nga pushtimi amerikan i Irakut, të njohur si “Luftra të shpejta e decizive”.
Hamasi e bëri krejtësisht të qartë atë që edhe UÇK është munduar t’i tregojë shqiptarëve, dhe shqiptarëve mohues, dhe pjesës tjetër të mohuesve perendimorë, se lëvzijet e organizuara të rezistencës, në momentin që kthehen në kryengritje të armatosura të organizuara ushtarake dhe hierarkike, jo vetëm që mund të shkaktojnë në mënyrë sistematike dhe të përsëritur pengesa ushtarake, por edhe të arrijnë të shkatërrojnë në mënyrë të padiskutueshme një divizion të ushtrisë pushtuese (ashtu si UÇK në betejën e saj për mbrojtjen e Kosovës qëndrore gjatë operacionit Patkoi, ku luftoi kundër një divizioni të ushtrisë Serbe) divizionin pushtues izraelit të Gazës.
Dhe atë që nuk arritën ta realizojnë në terren nëpërmjet dhunës, genocidit e vrasjes së fëmijëve e grave të pambrojtura, po mundohet ta arrijë nëpërmjet politikës, pasi aty ku forca ushtarake dështon, ndërhyn gjithnji diskursi i botës liberale perendimore e cila mundohet t’ja arrijë qëllimit sionist nëpërmjet administrimit civil të huaj, i cili garanton atë mbulesën morale nëpërmjet bashkëpunimit të vendeve muslimane, arabe dhe jo arabe, të cilat sigurojnë legjitimitetin politik të kolonizimit dhe spastrimit etnik.
Pra, do mundohen t’i riprogramojnë palestinezët nëpërmjet mandatit të ri, tashmë jo më Britanik, por Amerikan me emrin “Bordi i Paqes”.
Por prezenca ushtarake e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Palestinë dhe veçanërisht në Gaza, e bën të pamundur këtë riprogramim, pasi vetëm kjo prezencë fizike dhe ideore hedh poshtë supozimin e çdo pushtuesi se “ të moshuarit do të vdesin, dhe të rinjtë do të harrojnë”, për këtë arsye perandori dhe lakejt e tij në këtë bord kërkojnë me çdo kusht çarmatosjen e këtyre grupeve, pasi sa kohë armët do të kalojnë nga të vjetrit të të rinjtë, lufta për liri dhe sovranitet vetëm do vazhdojë përpara edhe më me vendosmëri.
Dhe nëse perëndimi, Trump dhe gjithë Vishit dhe Kuislingët e tjerë anëtarë të këtij bordi, refuzojnë të kuptojnë këtë fakt themelor, atëherë të mos habiten fare, kur nesër Komandat e Përbashkëta Operacionale të Rezistencës së Armatosur të Palestinezëve të bëjnë të njëjtën luftë për liri që bënë ndaj pushtuesve izraelit edhe ndaj pushtuesve të rinj, anëtarë të këtij bordi, pasi “Bordi i Paqes”, ku kanë paguar haraçin (xhizen) për t’u bërë pjesë, është vetëm versioni më i fundit i kolonializmit në botën perendimore.
Ps: “Cepi më i errët i Ferrit është i rezervuar për ata që ruajnë neutralitetin e tyre në kohë krize morale”.
Dante Aligieri
Komedia Hyjnore
Tiranë, 25 Shkurt 2026
