Në vitin 2007 gjenerali Uesli Klark (Wesley Clarc) publikon librin e tij me kujtime të titulluar “Një kohë për të udhëhequr: Për Detyrë, Nder dhe Atdhe”. Në të, gjenerali shkruan për dy episode shumë interesante të ndodhura një në vitin 2001 dhe tjetra në vitin 1991.
Ai shkruan se “ Ne vitin 2001 menjëherë pas 11 shtatorit gjatë një vizite në Pentagon “një gjeneral i lartë” i tha se Zyra e Sekretarit të mbrojtjes kishte hartuar një dokument konfidencial që propozonte një seri operacionesh për ndryshimin e regjimit në shtatë (7) vende të Lindjes së Mesme gjatë një periudhe prej pesë (5) vitesh.
Ky ishte episodi i parë.
Ndërsa i dyti ka të bëjë me një bisedë të bërë mes gjeneralit Klark dhe Pol Volfovitz (Paul Wolfovitz) në maj të 1991 menjëherë pas Luftës së Gjirit ku gjenerali shkruan se Volfovitz i tha “ Me fundin e Luftës së Ftohtë mësuam një gjë shumë të rëndësishme. Tashti mund ta përdorim ushtrinë tonë pa u ndëshkuar. Sovjetikët nuk do të vinë për të na bllokuar. Dhe kemi pesë (5), ndoshta dhjetë (10) vjet për të pastruar këto regjime të vjetra zëvendësuese sovjetike si Iraku dhe Siria përpara se superfuqia e ardhshme të dalë për të na sfiduar”.
Pra që nga 1991 e deri më sot, përfshi edhe këtë misionin e të dërguarve të Trump, janë të gjitha pjesë e sfondit të misionit në Moskë. Dhe mënyra e reagimit të rusëve tregon se ata janë totalisht të vetëdijshëm për këtë sfond, dhe se e dinë saktësisht se më kë kanë të bëjnë dhe kë përfaqësojnë Witkof dhe Kushner në Moskë.
Këta dy të dërguar të Tramp në Moskë përfaqësojnë nacionalizmin hebre të mishëruar në sionisëm.
Për këtë mjafton të shohësh mbështetjen që këta të dy i kanë dhënë genocidit izraelit në Gaza dhe kudo tjetër në Lindjen e Mesme.
Dhe sot lufta me Rusinë është mëse e qartë se ajo është një luftë hakmarrëse anglo-sioniste kundër Rusisë, ashtu si të gjitha luftërat e tjera të bërë në Lindjen e Mesme, hakmarrëse ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe ku sot nga anglo-sionistët, Rusia shihet si pasuese e Bashkimit Sovjetik, dhe portretizohet nga mediat e “pavarura” anglo-sioniste si një entitet që kërkon të ringrejë Bashkimin Sovjetik.
U nevojit kjo hapje pak e gjatë për të kuptuar që të tëra palët në këtë konflikt janë të vetëdijshëm për atë çka ndodh sot mes tyre, dhe se kjo është një luftë e nisur që në 1991, por sot është drejt fundit, drejt asaj që Volfovitz e përcakton si “superfuqia e ardhshme të dalë për të na sfiduar”.
Por, historia e Amerikës pas Luftës së Ftohtë është në thelb historia e neokonservatorëve të cilët përdorin ushtrinë amerikane për qëllime që pothuajse nuk kanë të bëjne fare me interesat kambëtare të Amerikës.
Dhe në gjithë këtë luftë normalisht që ka edhe negociata. Dhe kur palët nuk i besojnë njëra tjetrës, atëherë këto negociata kthehen në një teatër me akte.
Dhe në këtë rast plani i ofruar nga Tramp nëpërmjet Witkof dhe Kushner është në realitet vetëm një plan anglo-sionist për një “armëpushim” dhe vetëm njohje “de fakto” të realiteteve në terren nën kontrollin Rus, si një dredhi transparente për të mos i dhënë fund luftës.
Dmth, po kërkohet vetëm një “marëveshje” që është e përkohëshme, që mund të prishet lehtë dhe që nuk është një traktat ligjërisht i detyrueshëm, ku kjo e fundit ka qënë një nga kërkesat e vazhdueshme të Moskës.
Dhe për t’i marrë Putinit këtë koncesion perëndimi i gjithi sëbashku nën regjinë Amerikane po luan një teatër që në pamje të parë, në fasadë, të jep përshtypje sikur kjo është një rrëmujë diplomatike.
Një rremujë ku duket sikur amerikanët nuk munden të kontrollojnë dot ukrainasit që janë totalisht të varur te amerikanët edhe për ushqimin e përditshëm.
Një rrëmujë ku duket sikur evropianët nuk e kanë vendosur akoma çfar do bëjnë, a do ndërhyjnë ushtarakisht, dhe ku kërcënojnë nëpërmjet komandatëve të NATO-s me paralajmërime të ashpra, dhe njëkohësisht duket sikur po luten për një vend në tavolinën e negociatave.
Kështu në pamje të parë të krijohët ideja se perendimorët janë në një kaos të madh.
Po ti marrim e ti shohim me kujdes të gjitha aktet e këtij teatri negociatash do e shohim se nuk kemi të bëjmë me një kaos.
Le t’i shohim dhe analizojmë aktet me rradhë.
Akti i parë: “Partneri i Pabesueshëm”
Amerika në këtë akt po shtiret sikur është totalisht e paaftë për të kontrolluar Ukrainën e cila është totalisht e varur nga Amerika që nga buka e përditshme e deri të fisheku që përdor dhe informacioni strategjik që merr, duke krijuar kështu mundësinë që amerikanët të shfaqen para rusëve me idenë se “ Ne duam një marëveshje, por këta ukrainasit nuk po pranojnë….”. dhe kjo ju jep amerikanëve dy mundësi.
E para ju jep mundesinë që të bëjnë propozime tepër të cënueshme për Ukrainën, të cilat Ukraina për arsye të brendëshme dhe të jashtme politike dhe diplomatike nuk mund t’i bëjë dot vet.
E dyta kërkon të krijojë idenë tek rusët se Ukraina është shumë më e pavarur seç është në realitet.
Në këtë mënyrë me këtë akt e bën atë që është e detyrueshme për shkak të fakteve në terren për Ukrianën, në një taktikë negocuese.
Akti i dytë: “Europa e çmendur”
Në këtë akt luhet polici i mirë, polici i keq, vetëm se në një shkallë më të madhe gjeopolitike. Në këtë akt amerikanët shfaqen si të arsyeshëm dhe të qetë, ndërsa Europianët me anë të kërcënimeve të gjeneralëve të NATO-s dhe të disa vendeve Europiane, shfaqen si partnerët e çmendur e jasht kontrollit të Amerikës.
Dhe kështu kërkohet të krijohet ideja te rusët, që këta të fundit ju bje më mirë të pranojnë një marëveshje me palën e “llogjikshme” dhe të “urtë”, sesa të presin, pasi nuk ka garanci se çfar mund të bëjnë “Europianët e çmendur”.
Në këtë akt po përdoret “impulsivitieti” Europian si armë për përshkallëzim jasht “kontrollit” Amerikan.
Akti i tretë: “Konferencat e pafundme”
Në këtë akt luhen takime të pafundme të presidentit ukrainas me udhëheqës europianë. Samite paqeje me vende që ndryshojnë në çdo samit dhe me deklarata të luhatshme për do samit, duke krijuar kështu idenë se diplomacia është aktive dhe ajo vlon gjatë gjithë kohës.
I gjithë ky akt është për konsumim të brendëshëm politik për nevoja politike të perëndimorëve, me qëllim që të qetësojnë qytetarët e tyre që janë lodhur nga retorika e luftës dhe grabitja e taksave dhe lirive të tyre, për nevoja të luftës.
Të krijojë idenë se jemi duke negociuar për përfundimin e luftës.
Akti i katërt: “Perspektiva Ruse”
Ky akt luhet nga rusët, të cilët me kohë e kanë kuptuar lojën anglo-sioniste, dhe nuk kanë asnjë lloj shprese se kjo luftë mund të zgjidhet me anë të negociatave të tilla. Por edhe ata janë të interesuar të vazhdojnë këtë teatër negociatash fiktive për tre arsye.
E para ka të bëjë me çështjen e biznesit pasi në vazhdën e këtyre negociatave fiktive, Rusisë do i pëlqente që të normalizonte marëdhëniet e biznesit me Amerikën.
E dyta ka të bëjë me idenë që Rusia kërkon të krijojë dhe të mbajë në nivel botëror dhe veçanërisht në atë që konsiderohet si Jugu Global dhe BRICS, një shkallë të një autoriteti moral ku duket sikur ajo mbetet e hapur ndaj çdo propozimi diplomatik.
E treta ka të bëjë me kërkesën e Rusisë “për një arkitekturë të re sigurie në Europë”, që do të thotë se rusët e kanë të qartë se edhe pse kjo luftë do të përfundojë në fushën e betejës, sërish do të duhet një formë negociatash për të arritur këtë arkitekturë të re sigurie.
Ndaj edhe pjesëmarrja në këtë teatër negociatash mban të hapur mundësinë për një negociatë reale në fund të kësaj lufte.
Ashtu siç edhe duket nga sa më sipër, nuk kemi të bëjmë me një kaos, por me një shfaqje të mirëkalkuluar, e të përllogaritur në çdo detaj e deri te çdo pantonimë.
Kemi të bëjmë me një shfaqje cinike ku perendimorët nuk kanë më si qëllim të fitojnë luftën për të cilën janë të vetëdijshëm tashmë se e kanë humbur, por të arrijnë të manaxhojnë përfundimin e saj, nga e cila të shpëtojnë nga një kolaps i madh politik, dipllomatik dhe ekonomik, si dhe të arrijnë të ruajnë të paprekur NATO-n.
Pra kemi një dramë me tre akte për një superfuqi (Amerika) e cila nuk mundet më të diktojë kushte, dhe që po mundohet të përshtatet me realitetin e ri botëror ku fuqia dhe hegjemonia e saj janë të kufizuara.
Dhe nga ana tjetër drama me një akt e një superfuqie të re (Rusia) e cila po dikton kushtet e saj rendit të vjetër botëror me anë të forcës.
Ajo që Volfovitz e konsideronte “superfuqia e ardhshme për të na sfiduar”.
