22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeDrin Ahmeti fton institucionet të hetojnë kompanitë e tija (Dokument)

Drin Ahmeti fton institucionet të hetojnë kompanitë e tija (Dokument)

Drin Ahmeti i ka ftuar institucionet shtetërore përgjegjëse që t’i bëjnë një hetim të detajuar kompanive të tij shkruan Tetovasot
Ai përmes një postimi në Facebook ka sqaruar në detaje gjithë zhurmën mediatike që është bërë kundrejt tij duke e ndërlidhur këtë edhe politikisht me liderin e BDI-SË Ali Ahmeti pasi Drini është nipi i tij.

Drin Ahmeti është shprehur se duke ndjekur zhvillimet e fundit dhe uraganin mediatik kundrejt meje dhe lidhjeve të pabaza me Politikën, akuzave e shpifjeve te opozitës që ushqejnë qytetarët me urrejtje dhe mllef, unë dhe kompania ime kemi ftuar institucionet shtetrore të hetojnë rastin, që mund t’i verifikoni me numrat e arkivës dhe në institucionet e përmendura përcjellë Tetovasot.

Ai tha se për të sqaruar opinionin edhe një gjë që u nxorr nga konteksti se kinse ne (Thor Industries) kemi paguar 0 € për blerjen e Soravia Invest dhe Soravia Management është një tjetër farsë mediatike, ngaqë shumë qartë në Press Konferencë u sqarua se ne përvec se kemi marrë përsipër obligimet ekzistuese të së dy kompanive, gjithashtu kemi linjë kreditore 6.000.000 të huazuara nga banka sëbashku me partnerët, dhe deri më tani kemi kryer pagesën në formën e letrës së garancionit prej 3.000.000 €, dhe sa i takon kontekstit të 0 € është se asnjë nga këto mjete deri më tani të shpenzuara për transakcionin nuk kanë ardhur nga aktiviteti i Thor Industries dhe grupit të kompanive ku jam unë pronarë ose ndonjërit nga partnerët e mi, që ishte përgjigja ndaj mediumeve rreth preardhjes së kapitalit në këtë transakcion.Tetovasot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments