1 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDrejtoria e Inteligjencës Financiare RMV: Kujdes nga platformat investuese fiktive që ofrojnë...

Drejtoria e Inteligjencës Financiare RMV: Kujdes nga platformat investuese fiktive që ofrojnë fitim të shpejtë parash dhe kripto-asete

Drejtoria e Inteligjencës Financiare në Maqedoninë e Veriut nën thirrje për kujdes nga platformat investuese fiktive që ofrojnë fitim të shpejtë parash dhe kripto-asete. Në periudhën kur kemi aktivitete të shumta reklamuese në rrjetet sociale lidhur me të ashtuquajturat „platforma për realizim të shpejtë të fitimit përmes internetit”, Drejtoria për inteligjencë financiare si institucion kompetent i themeluar për qëllime të mbledhjes dhe analizimit të raporteve lidhur me transaksionet e dyshimta dhe informatave tjera të dobishme për parandalimin dhe zbulimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i bashkëngjitet thirrjes së organeve tjera kompetente dhe i paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes me mjetet e tyre financiare që me kohë të detektojnë platformat investuese e që janë mashtruese e fiktive, gjegjësisht të mos investojnë në këso platforma apo aplikacione, transmeton Portalb.mk.

“Nga ana tjetër, duke pasur parasysh që një numër i madh i qytetarëve posedojnë mjete në kripto valutë përmes ofruesve të shërbimeve lidhur me kripto – mjete në shtetin tonë (këmbimore lokale) që janë të obliguara të zbatojnë masat dhe veprimet për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terorizmit, Ju bëjmë thirrje që të njëjtët mos t’i nxisin apo ndihmojnë qytetarët në realizimin e transakcioneve gjegjësisht në deponimin e kripto-mjeteve në këto aplikacione me shumë gjasë mashtruese”, thonë nga kjo Drejtori.

Për këtë arsye, ata u bëjmë thirrje qytetarëve që të informohen më shumë lidhur me të ashtuquajturat „ Aplikacione mashtruese me detyrë” apo Тask-scam Apps e që paraqesin një lloj mashtrimi ku mashtruesit i joshin viktimat përmes premtimeve për përfitime të lehta dhe të shpejta përmes një veprimi shumë të thjeshtë e që më pas arrijnë në një përfitim në formë të kripto-mjeteve. Mashtrimet funksionojnë në mënyrë që fillimisht viktimat kontaktohen nga të ashtuquajtur regrutues apo përfaqësues të aplikacionit apo nga miq, e që deri te përfitimi arrihet përmes disa detyrave apo hapave që shumë lehtë realizohen dhe ofron pagesa të vogla e direkte.

Për fillim, shpesh nevojitet depozit fillestar në formë të kripto-mjeteve. Aplikacioni apo platforma funksionon një kohë të caktuar me qëllim që të fitojë besim dhe të tregojë që mundësia për fitim është legjitime.

Këto aplikacione nuk kanë shërbim apo produkt real dhe paraqesin paravan pas së cilit fshihen të ashtuquajturat skema piramidale, gjegjësisht financohen nga investimet e anëtarëve të rinj. Pas një kohe të caktuar organizatorët shuajnë apo mbyllin platformën kurse mjetet që personat i kanë deponuar në këto platforma asnjëherë nuk do të kenë mundësi ti kthejnë.

Mashtrimi zakonisht nuk mbaron këtu, pason faza e dytë „mashtrimi për kthimin e mjeteve” ku organizatorët edhe njëherë shfrytëzojnë viktimat duke u thënë që përmes deponimit të mjeteve tjera mundet t’i kthejnë mjetet që i kanë humbur. Në këtë mënyrë viktimat mashtrohen përsëri e mjetet gjithsesi nuk do tu kthehen.

Organizata e kombeve të bashkuara (OKB) në raportet e saja lidhur me kriminalitetin në periudhën post – Kovid 2019,  si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë bërë me dije për një formë të re të krimit të organizuar, përgjithësisht në regjionin aziatik që përfshin tregtinë me njerëz, ku mijëra persona që janë viktima të formës së krimit të dhunshëm janë detyruar të kryejnë mashtrime lidhur me investimin në mjetet virtuale apo kripto-mjete si dhe kërkimin e viktimave nga e gjithë bota.

Si të hetoni që bëhet fjalë për një platformë potenciale mashtruese për përfitim të shpejtë të mjeteve?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments