Drejtori aktual i Burgut të Tetovës, Qefali Havziju ka shpërndarë mirënjohje për ish-drejtorët dhe punëtorët e pensionuar që kanë punuar në këtë institucion korrektues, përcjell TV21.
I pranishëm ishte edhe Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviç.
“Gjatë ceremonialit u ndanë kujtime nga e kaluara. Ku ish drejtorëve dhe të pensionuarave ju ndamë mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në këtë institucion”, njoftojnë nga Burgu i Tetovës.


