28.1 C
Tetovo
E premte, 6 Qershor, 2025
BallinaLajmeDrejtori i Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm dhe Ndërtim, Zuhejr Rexhepi: Ndërtimet pa...

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm dhe Ndërtim, Zuhejr Rexhepi: Ndërtimet pa leje problem republikan, Gazi Baba prinë me numrin më të lartë,Tetova e katërta me 8,200 objekte pa leje.(video)

Drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm dhe Ndërtim, Zuhejr Rexhepi, thotë se problemi i ndërtimeve pa leje është problem në të gjitha komunat e shtetit dhe jo vetëm në Çair.

Në bazë të statistikave, thotë ai, komuna që prinë me numrin e objekteve pa leje në gjithë shtetin është ajo e Gazi Babës.

Rexhepi shpalosi të dhëna zyrtaret edhe për numrin e objekteve pa leje brenda Qytetit të Shkupit, ku nga 10 komuna gjithsej, Çairi renditet në pozitën e gjashtë.

“Momentalisht në Republikën e Maqedonisë kemi të evidentuara 203 mijë objekte pa leje. Këto 203 mijë objekte pa leje jemi munduar në mënyrë tabelare t’i ndajmë dhe kemi të kemi një pasqyrë qytet për qytet. Këto të dhëna janë të dhëna zyrtare që i konfirmojnë vetë komunat, gjithsej 80 sa janë në nivel republikan.

Sa i përket ndërtimeve pa leje nëse lokalizohemi vetëm brenda Qytetit të Shkupit, prej 10 komunave sa ka Qyteti i Shkupit, komuna e Çairit renditet në vendin e gjashtë sa i përket ndërtimeve pa leje.

Në numrin e përgjithshëm të komunave, në bazë të dhënave që mi kanë vetë komunat prinë komuna e Gazi Babës me 10.984 objekte pa leje, pason Gostivari me 8.878 objekte pa leje, Pilepi me 8.500 objekte pa leje, Tetova me 8200 objekte pa leje. Fatkeqësia më e madhe janë Struga dhe Ohri që për momentin evidentojnë, Struga 7674 objekte pa leje dhe Ohri 7589 objekte.

Në këtë listë të përgjithshme të 80 komunave, Çairi renditet në vendin e 19-të me 3158 objekte pa leje.

Në kuadër të komunave të Qytetit të Shkupit, para Çairit prinë komuna e Karposhit me 3377 objekte pa leje që renditet e 16-ta në listën e përgjithshme.

Nëse e shohim dhe analizojmë, kjo problematikë nuk është problem lokal i një vendi por është problem republikan në nivel shteti”, tha Zuhejr Rexhepi, u.d Drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm dhe Ndërtim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments