17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeDraft-statuti i Ramës, Prof.Dr Fatmir Sejdiu: Nuk është në praktikën ndërkombëtare

Draft-statuti i Ramës, Prof.Dr Fatmir Sejdiu: Nuk është në praktikën ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, te presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët.

Lidhur me këtë çështje ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u shpreh se “kjo bën që të konsiderohet si një çarje të raporteve, por që qeveria e Kosovës duhet të japë përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje, pavarësisht që, tash për tash, sikur që e tha edhe vetë kryeministri Rama, është konfidenciale”, deklaroi ish-presidenti Sejdiu.

Ish-presidenti Sejdiu foli edhe për kohën kur zhvilloheshin takime të niveleve të larta shtetërore në periudhën e shpalljes së pavarësisë dhe takimet e të sotmes, për të cilat i vlerëson si dy kontekste të ndryshme kohore, qoftë për nga tema, për nga intensiteti, qoftë për nga involvimi i partnerëve ndërkombëtarë në procese të caktuara.

Për periudhën e kohës së shpalljes së pavarësisë, ish-presidenti Sejdiu shprehet se ka qenë e përshkuar me një mbështetje të pa rezervë të ndërkombëtarëve, veçmas të vendeve të QUINT-it, sidomos në momentin e shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në këtë vazhdë, ish-presidenti Sejdiu kujtoi edhe procesin e dialogut, që, sipas tij, ka pasur rënie e ngritje, varësisht nga rrethanat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments