Kandidati për deputet i BDI-së në Zonës e 6-të, Dr. Florin Besimi, ka zbardhur pjesët nga Marrëveshja për Qeverinë e re, ku çështja parësore është Kryeministri i parë shqiptar, çështja e barazisë, ekonomia, vetingu për bartësit e posteve publike, punësimi, rroga minimale dhe çështje tjera jetike për qytetarët.
Dr. Florin Besimi, ka bërë të ditur se çështjet sociale do të jenë prioritet, sikur që ka cekur në rrjetin social, rroga minimale do të jetë 600 euro për mësuesit dhe infermierët, pension social për gratë që nuk kanë asnjë ditë stazh si dhe një rrogë për çdo familje.
Ja postimi ekskluziv i dr. Florin besimit në rrjetin social:
EKSKLUZIVE
Ju tregojmë pjesë nga marrëveshja për formimin e Qeverisë së re:
- Kryeministri i parë shqiptar
- Themelimi i gjykatës së lartë të barazisë ( në 100 ditët e para)
- Ndryshimi i ligjit të Qeverisë për instalimin e votimit me Badenter për investimet kapitale ( në 100 ditët e para)
- Ndryshim i ligjit për arsim fillor pêr të bërë obligative mësimin e gjuhës shqipe nga klasa e pestë pēr të gjithë nxënësit në vend ( në 100 ditët e para)
- Aprovimi i ligjit për veting të detyrueshëm për të gjithë bartësit e posteve publike ( 100 ditët e para)
- Miratimi i ligjit për mbulimin e 50 % të kontributeve, 3 vite me rradhë për çdo punsim nè kompani private nëse aj punsim e përmirson përfaqësimin e drejtë ( 100 ditë)
- Përcaktimi i rrogës minimale prej 600 euro për mësuesit dhe infermierët ( 100 ditë)
- Dy drejtor me nënshkrime të lidhura në ndërrmarjen e rrugëve dhe tjera ( 100 ditë)
- pension social për gratë që nuk kanë asnjë ditë stazh( 100 ditë)
- Së paku një rrogë në çdo familje ( identifikimi i familjeve pa asnje rrogë dhe prioritizimi i tyre).