9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionDr Drita Kadriu- Udhëheqja arsimore në mes strategjive zhvillimore dhe politikave...

Dr Drita Kadriu- Udhëheqja arsimore në mes strategjive zhvillimore dhe politikave ditore

Udhëheqja arsimore : në mes strategjive zhvillimore dhe politikave ditore

Sot në kohën e globalizmit kur janë të tejkaluara të gjitha barrierat informative, kur në botë thuaja se nuk ka sekrete, kur ndikimet e teknologjisë informative tejkalojnë çdo kufi, kur arsimi është objektivë e mileniumit të tretë , ku nxënësit e sotëm do të udhëheqin me proceset me të mëdha të ngrohjes globale, të sasisë së ujit të pijes, të uljes së ndotjes në tokë, të riciklimit të mbeturinave shtrohet pyetja se cila është kahja e politikave zhvillimore në arsimin tonë dhe në cilat kapacitete mbështeten ato.

Në këto procese ndikojnë shumë faktorë , por udhëheqja zen vendin kyç në gjithë këto procese.

Cili është vizioni i udhëheqjes së shkollave për ti pri përgatitjes së shkollës në ndikimet e globalizmit dhe nevojave të shtetit.

Në hierarkinë qeverisëse vizioni i ndërtimit të shtetit në shtet të dijës hapë rrugë të shumta për zhvillimin pragmatik të shtetit të dijës mbështetur në nevoja.

Mbështetur në ligjet udhëheqja arsimore duhet të depolitizohet dhe të përzgjidhen njerëz të përkushtuar, të cilët ndjekin proceset dhe janë lexues të rregullt.

Një hulumtim i bërë në Planet Zhvillimore të Shkollave (mostra e 10% e shkollave të Kosovës) tregon se prioritetet zhvillimore janë të infrastrukturës (39 % ) , të pajisjeve ( 29% ) , të aftësimit të mësimdhënësve (16% ), trajtimit të nevojave sociale të nxënësve ( 8%) , trajtimi kushteve higjienike sanitare ( 8%) ndërsa menaxhimi cilësor i shkollave si prioritet nuk është identifikuar ( 0% ).

Mungesa e identifikimit të nevojës për zhvillimin e udhëheqjes dhe menaxhimit të arsimit paraqet vet problemin kyç .

Konceptet e vetëkënaqësisë me arritjet e udhëheqjes arsimore në hierarkinë qeverisëse shkaktojnë dëme të mëdha në sistem.

Udhëheqja e shkollës duhet të prijë në ndërtimin e koncepteve bashkëkohore dhe kështu të kontribuoj në strategjitë zhvillimore të krijimit të shtetit të dijes.

Sigurisht se ka edhe shumë çështje që duhet të diskutohen, të bëhen pjesë e debatit tonë shoqëror me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit.

Me respekt,

Dr. Drita Kadriu

SWOT analiza-punetori me udhehqjen arsimore ne rajonin e Mitrovices

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments