Fondacioni “Firdeus” i udhëhequr nga hoxha, Elvis Naçi, ka dhuruar 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt, pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook.
Jashari falenderoi Naçin dhe aktorin Shpëtim Desku i cili po bën shpërndarjen e miellit dhe kërkoi nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi sepse ndihmat do t’u dërgohen nga Qendra për Punë Sociale.
Në emrin tim dhe emër të qytetarëve të Skenderajt mirënjohës e falënderues ndaj këtij fondacioni, hoxhës Elvis Naçi dhe aktorit Shpetim Desku i cili bëri shpërndarjen e miellit në komunën tonë. Të dashura familje në nevojë, kërkoj nga ju që të qëndroni në shtëpitë e juaja, Qendra për Punë Sociale do t’iu sjellë ndihmat në shtëpi”, ka shkruar Jashari në facebook.
Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 86 raste të prekura me koronavirus, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë./Gazeta Sinjali/