18.4 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeDokumentohen skandalet për të cilat raportoi, indeks.mk/ Kasami u beson “hoteljerëve”, asfaltimin...

Dokumentohen skandalet për të cilat raportoi, indeks.mk/ Kasami u beson “hoteljerëve”, asfaltimin e rrugëve të Tetovës

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Veton Murati ka alarmuar se kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami vazhdon me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe buxhetit të komunal duke nënshkruar kontrata me subjekte juridiko-afariste të cilat merren me veprimtari tërësisht të kundërta nga punët që kërkohen të realizohen, shkruan Politiko.mk

“Komuna e Tetovës vazhdon me dhënien e tenderëve, firmave që merren me veprimtari tërësisht të kundërta nga punët që kërkohen të realizohen. Së fundmi katër tenderime me nënshkrim të kryetarit të komunës Bilall Kasami, për asfaltim rrugësh dhe për ujësjellës e kanalizime i janë dhënë një shoqatë që veprimtari e ka tregtinë dhe hotelerinë. Mos të harrojmë që para kësaj, tenderin për produkte ushqimore ia dhanë një librarie”, alarmon Murati.

Raportimet e fundit në media thonë se miliarda denarë ose miliona euro janë derdhur nga xhirollogaria e Komunës së Tetovës në llogari të dy kompanive të afërta me Bilall Kasamin. Denoncimi i cili në disa media ka arritur në formë anonime, flet për keqpërdorim të mbi dy milion euro nga kompani të cilët e ndihmuan kreun aktual të Tetovës, Bilall Kasami në zgjedhje lokale. (Politiko)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments