13.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaEkonomi“Do të përjetoja sulm në zemër nga fatura” – protestë kundër faturave...

“Do të përjetoja sulm në zemër nga fatura” – protestë kundër faturave të larta të rrymës

Faturat tejet e larta të rrymës i detyroi disa qytetarë të dalin Në protestë para EVN-së në Aerodrom dhe ta shprehin revoltën e tyre. Marrin fatura më të larta se të ardhurat mujore, madje edhe konsumatorët që nuk ngrohen me rrymë.

“Sot dola në protestë, sepse mora faturë prej 39.000 denarëve. Për muajin dhjetor fatura ishte 34.000. Le të më tregojë kryeministri si ta paguaj faturën për rrymë kur marr pagë minimale prej 18.000 denarëve? Le të më tregojë dhe do ta paguaj”.

Jetoj vetëm dhe me pension prej 14.000 denarëve, kurse rryma më erdhi 7.000 denarë që nuk është konsumuar”.

“Ngroheni me energji elektrike?
-Jo, nuk ngrohem me rrymë, por me shporet me vajgur, gatuaj me vajgur, asnjë kafe nuk bëj në shporet elektrik. Kafen, çajin e bëj me vajgur, dritat i fik, po rri në errësirë që të mos harxhoj rrymë. Po dëgjoj në televizion se duhet kursyer, e unë kursej maksimalisht. Edhe kur e mora faturën, për pak do të përjetoja sulm në zemër”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments