8.9 C
Tetovo
E martë, 17 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDo të mbahen dasmat dhe maskat hiqen në të hapur, vendosi Qeveria

Do të mbahen dasmat dhe maskat hiqen në të hapur, vendosi Qeveria

Në seancën qeveritare që u mbajt sot, është miratuar vendimi që të lehtësohen masat anti-Covid në Maqedoninë e Veriut

Është vendosur, që të lejohet mbajtja e dasmave dhe ceremonive tjera në ambiente të hapura, ku lejohen 100 mysafirë, por jo më shumë se 50% e kapacitetit të jetë i mbushur.

Gjithashtu, maskat nuk do të jenë më obligim për t’u mbajtur në ambient të hapur.

Përndryshe, ora policore do të vazhdojë të jetë në fuqi në formatin e njëjtë, duke filluar nga ora 00:00 deri në ora 04:00. Ndërkaq, deri më 15 qershor pritet që Komisioni për sëmundje infektive të shqyrtojë sërish lehtësimin e masave të tjera kufizuese

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments