7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeDo të fshihet bullgar, mbetet vetëm fashistë! Zaev thotë se e kanë...

Do të fshihet bullgar, mbetet vetëm fashistë! Zaev thotë se e kanë plotësuar Marrëveshjen, Bullgaria nuk mendon kështu

Do të fshihet prapashtesa “bullgar” para përmendoreve nga Lufta e Dytë Botërore dhe do të qëndrojë vetëm fraza “okupatorë fashist”, ndërsa e njëjta do të zbatohet edhe në tekstet shkollore. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke shpjeguar se çfarë konkretisht do të zbatohet nga kërkesa e Bullgarisë. Njëra prej tyre është edhe emri i shtetit për të cilin konteston Bullgaria.

 “Do të duhet të ketë një notë diplomatike ku do të përshkruhet se emri i shkurtër është i njëjtë si emri i gjatë, përkatësisht emri Maqedonia e Veriut është i njëjtë me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka pretendime territoriale. Se nuk përzihemi në punët e brendshme, duke përfshirë edhe të drejtat e pakicave për shkak se edhe ata janë qytetarë të Republikës së Bullgarisë. Fashizmi nuk guxon të ketë dimension etnik kështu që në disa përmendoret tanë kjo gjë tashmë është bërë, ku ka shkruar okupator fashist bullgar tani shkruhet okupator fashist, për shkak se nuk mund të akuzoni një komb të tërë”, deklaroi kryeministri Zaev.

Dje euro komisari Oliver Varhelji kishte takim me Presidentin, Rumen Radev dhe Ministrin për punë të jashtëm, Svetllan Stoev, por nuk ka detaje çfarë konkretisht është biseduar. Pas këtij takimi nuk u mbajt konferencë për media. Eurokomisari, Oliver Varhelji në profilin e tij të Twitter-it, nuk zbuloi shumë.

 “Diskutim i mirë sot në Sofje me Presidenti e Bullgarisë Radev për Zgjerimin e BE-së. Ballkani Perëndimor është prioritet i rëndësishëm i Komisionit Evropian dhe duhet një strategji e përbashkët për ta çuar përpara, veçanërisht në kohë sfidash të mëdha. Ne punojmë së bashku”, tha Oliver Varhej – Komisioner i zgjerimit të BE-së.

Edhe pse në faqen zyrtare të presidentit Radev nuk ka kumtesë zyrtare pas takimit, mediat transmetuan se shefi i shtetit bullgar në bisedat me Varheljin ka kërkuar plotësimin e kritereve për fqinjësi të mirë.

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk zbatohet dhe fqinji ynë juglindor ende nuk i ka zgjidhur problemet me gjuhën e urrejtjes dhe krijimin e imazhit të rremë për Bullgarinë brenda librave mësimore, në muzetë dhe përmendoret, si dhe ndaj qytetarëve të vendit të cilët në mënyrë të hapur e deklarojnë vetëdijen e tyre bullgare”, thekson Rumen Radev – President i Bullgarisë.

(BURIMI: BGNES)

Njëkohësisht rritet edhe presioni i SHBA-ve ndaj Bullgarisë që ta heqë veton për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, shkruan portali Euroaktiv. Në shkrimin transmetohet edhe deklarata e zëvendës ndihmës sekretarit për punë evropiane dhe euroaziatike dhe dërguesi special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar se sa më shpejtë që është e mundur duhet të gjendet kompromis për çështjen bilaterale mes Sofjes dhe Shkupit dhe të zhbllokohet integrimi i Maqedonisë në BE-në.

 “Është gabim që Bullgaria të shfrytëzojë një kontest bilateral për t’i ndalur aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE-në. Ata këtë e kthejnë në çështje multilaterale që na tangon të gjithë ne. Janë dhënë disa zgjidhje të mira për zgjidhjen e çështjes dhe Uashingtoni do të vazhdojë të bëjë presion ndaj Sofjes për të gjetur kompromis”, shtoi Gabriel Eskobar – zëvendësndihmës Sekretar i SHBA-ve.

E gjithë kjo i paraprin Samitit të shefave të shteteve anëtare që do të mbahet në tetor dhe seancës së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së që duhet të mbahet kah fundi i dhjetorit të këtij viti ku Maqedonia pret të marrë fillim të negociatave. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments