15.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeDjali i Hashim Thaçit-ENDRITI: Jemi krenar që babai është themelues i shtetit

Djali i Hashim Thaçit-ENDRITI: Jemi krenar që babai është themelues i shtetit

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka folur djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.

Ky i fundit në një intervistë dhënë Nacionales, ka thënë se është krenar që babai i tij është “themelues i shtetit” dhe për faktin se ai e ka lexuar deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kanë qenë disa momente të jashtëzakonshme që të bën me u ndi shumë krenar, që baba është themelues i shtetit, e ka lexu deklaratën e Pavarësisë, dhe na bën të ndihemi shumë krenar”, ka thënë Endriti.

Ai ka treguar se me babain e tij flasin çdo ditë në telefon si dhe e vizitojnë deri në tre herë në muaj.

Ai rrëfen për bisedat kryesore që kanë tash me të.

“Po flasim çdo ditë me të në telefon, e vizitojmë gati tre herë në muaj. Disktutojmë për miqtë, për familjen, për gjëra të shumta. Është e veçantë sa herë që shkojmë”, thotë Endriti.

“Te babi më pëlqen më së shumti qetësia në momente të rënda. Është shumë i hapur, diskuton. Ai në shtëpi është komplet ndryshe, është si baballarët tjerë, përkushtohet ndaj familjendaj prindërve, dalim shpesh për të bërë ecje”, thotë ai./Lajmi.net/

video linku

https://www.youtube.com/watch?v=nAfM8hI16aos,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments