10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeDizeli dhe Benzina shtrenjtohen për 1,5 denarë

Dizeli dhe Benzina shtrenjtohen për 1,5 denarë

Të gjitha derivatet e naftës do të shtrenjtohen nga mesnata. Komisioni Rregullativ ka përcaktuar çmimet e reja të cilat sipas lëvizjeve të bursave botërore do të rriten për 1.9 për qind, shkruan Alsat.

Karburantet shtrenjtohen për 1,5 denar, ndërsa vaji ekstra i lehtë dhe mazuti për 1 den më shumë. Një litër EUROSUPER-95 do të shitet për 84 denarë, ndërsa  EUROSUPER 98 për 86 denarë, dhe dizeli për 75,5 denarë për litër.

Komisioni Rregullator Energjetik

EUROSUPER BS- 95 84 den

EUROSUPER BS- 98 86 den

EURODIZEL 75,50 den

MAZUT  48,1 den/kg

VAJ EKSTRA I LEHTË 74,50 den

Tendenca rritëse e çmimeve të naftës është pasojë e rritjes së bursave botërore pas konfliktit ushtarak midis Ukrainës dhe Rusisë. Sipas KRRE-së, në shtatë ditët e kaluara, benzina u rrit mesatarisht për 2.7 për qind dhe nafta për 1.9 për qind. Në bursa sot çmimi i naftës është 97.9 dollarë për fuçi.

Të enjten e kaluar çmimi i një fuçie nafte arriti në 105.7 dollarë, që është niveli më i lartë, që nga fundi i vitit 2014. Pritjet janë që çmimi të mbetet i lartë edhe në periudhën e ardhshme, ndaj disa analistë i bëjnë thirrje Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës që të rrisë prodhimin në mënyrë që çmimet të ulen. Megjithatë, “OPEC” nuk ka ndryshuar ende qëndrimin se prodhimi do të mbetet në të njëjtin nivel siç parashikohet në marrëveshje. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments