10.8 C
Tetovo
E premte, 10 Maj, 2024
BallinaLajmeDita e Plisit, Ahmeti: Shteti i Kosovës ka në themel gjakun e...

Dita e Plisit, Ahmeti: Shteti i Kosovës ka në themel gjakun e shqiptarëve,ndihem krenar për kontributin që kam dhënë në rrugëtimin e Kosovës

Shteti i Kosovës nuk lindi si dhuratë nga qielli, por mbiu nga toka e njomë me gjakun e kombit shqiptar, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti në manifestimin tradicional “Dita e Plisit”, e cila organizohet me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës.

Sipas Ahmetit liria u fitua falë bindjes dhe luftës së djemve më të mirë të popullit shqiptarë, andaj 17 shkurti gjithmonë do jetë një ditë përkujtimi jo vetëm për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe për të gjitha sakrificat dhe mundin e dhënë shumë vite më parë.

“Sot nuk kujtohet vetëm liria, sot kujtohen të gjithë ato breza që kanë rënë, si nga UÇK, ashtu edhe gjithë ata atdhetar dhe patriot që nga vendosja e regjimit ushtarako-policor mnë 1945 që gjithëka që ishte shqiptare vriteshme, burgoseshte, masakroheshte e dëboheshte. Prandaj sot kujtojmë edhe të pamboshturin Rifat Berisha e Nexhat Agolli që pikërisht prej institucioneve në pushkatim shkohet këtu në Shkup, vetëm e vetëm se nuk pajtohet me regjimet pushtuese e masakruese.” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Sa të jem gjallë nuk do t’i harroj ata bashkëveprimtarë që nuk janë më në mesin tonë, me të cilët bëmë bashkë rrugëtimin që të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve. Kosova shënon sot 15 vjetorin e shpalljes shtet të pavarur dhe në kujtimet e mia qëndron gjithmonë i freskët kushtrimi i saj i lirisë.

Me shokët e idealit që në vitet e rinisë e kishim kuptuar se pa guxim e veprim nuk do të mund ta çlironim kurrë Kosovën nga kthetrat e armikut, prandaj sypatrembur filluam rezistencën nga demonstratat e vitit 1981 e deri në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk më dhimbset asnjë ditë e jetës që ia kushtova jetësimit të këtij ideali!

Sa të jem gjallë nuk do t’i harroj ata bashkëveprimtarë që nuk janë më në mesin tonë, me të cilët bëmë bashkë rrugëtimin që të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve! Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! Gëzuar!”, shkruan ai në postimin në FB

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments