6.6 C
Tetovo
E martë, 27 Janar, 2026
BallinaLajmeDita e dytë e bllokadave të kamionistëve, “Makamtrans” dhe kryeministri presin zgjidhje

Dita e dytë e bllokadave të kamionistëve, “Makamtrans” dhe kryeministri presin zgjidhje

Dita e dytë e bllokadave të transportuesve të mallrave në pikat kufitare si pjesë e protestës së përbashkët të transportuesve të vendit dhe atyre nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si reagim ndaj sistemit të ri të ashtuquajtur EES për qëndrimin në Bashkimin Evropian. Përveç kamionistëve, paralajmërime se do t’u bashkohen bllokadave vijnë edhe nga transportuesit e autobusëve. Nga Shoqata “Istok” thonë se mënyra e re e evidentimit ua vështirëson punën dhe, nëse nuk gjendet zgjidhje, edhe ata do t’u bashkohen bllokadave të transportuesve të mallrave. Kryetarja e shoqatës së transportuesve “Makamtrans”, Biljana Muratovska, në një deklaratë për TV21 tha se pret që këto probleme të zgjidhen. Ajo paralajmëroi se do të qëndrojnë në bllokada për një javë, por nëse haset mirëkuptim dhe nisin negociatat, protestat do t’i ndërpresin.

“Pres, sepse nga deklarata e djeshme e zëdhënësit është e qartë se “wordingu” tashmë është ndryshuar pak, nuk janë aq arrogantë sa ishin në fillim kur thoshin se rregullat janë ato, asgjë nuk është ndryshuar dhe nuk kanë çfarë të mendojnë, megjithatë tani përmendin edhe se do të mendojnë për disa forma vizash për zgjidhjen e rastit”, tha Biljana Muratovska – “MAKAMTRANS”.

Muratovska është optimiste se ky problem do të tejkalohet edhe për faktin se në rajon ka shumë investime të huaja të cilat, nëse zbatohet ky sistem i qëndrimit për transportuesit, do të pësojnë edhe kompanitë e tyre.

“Ky nuk është problem vetëm i Ballkanit Perëndimor, ky është problem edhe i Bashkimit Evropian, këtu ka tepër, në këtë territor të Ballkanit Perëndimor ka investime të huaja. Ato nuk erdhën që të kenë transporte të shtrenjta ose të mos mund të transportojnë lëndën e parë që e marrin, e për produktet e gatshme që i prodhojnë t’i kthejnë mbrapsht”, shtoi Biljana Muratovska – “MAKAMTRANS”.

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se për këtë problem është biseduar që nga shtatori me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ndërsa ka kërkuar të bisedojë edhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Lajen.

“Që nga muaji shtator kjo çështje është në rend dite në kuadër të bisedimeve tona me Komisionin Evropian. Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme është i ngarkuar nga Qeveria të bisedojë për këtë çështje. Pres që, të paktën nga ajo që është paralajmërimi i fundit, kjo të zgjidhet. Dje kërkova një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian, ajo është zyrtarisht e angazhuar në Indi, pres që këto ditë të dëgjohemi dhe përsëri ta hapim këtë temë dhe së bashku me kolegët nga rajoni ta vendosim përsëri këtë temë në tryezë”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Dje, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Markus Lamer, deklaroi se BE-ja është e vetëdijshme për shqetësimet që i shprehin transportuesit nga Ballkani Perëndimor dhe se ata po punojnë dhe po mendojnë në kontekstin e përgatitjeve të strategjisë së ardhshme për viza ose me marrëveshje kombëtare, e cila, siç theksoi, do të publikohet këtë javë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments