22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeDisha ngre dyshime për dezinsektimin nga ana e komunës së Tetovës

Disha ngre dyshime për dezinsektimin nga ana e komunës së Tetovës

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka ngritur dyshime rreth asaj nëse komuna e Tetovës ka kryer dezinsektimin e paralajmëtuar më 18.08.2023 që duhej filloj nga ora 22:00.

Reagimi i plotë!

Të nderuar bashkëqytetarë,

Komuna e Tetovës para 6 ditëve njoftoi se me datë 18.08.2023 në ora 22-00 në mbrëmje do ta kryeje dezinsektimin e Komunës së Tetovës. Unë kam dalë pas orës 22-00 me makinë dhe kam bërë xhiro nëpër qytet për të parë nëse vërtetë bëhet dezinsektimi. Një aktivitet të tillë nuk pash askund. Ndoshta dhe gabohem, ndoshta dhe nuk kam arritur t’i shoh, por duke u nisur prej faktit për të cilin ne si grup këshilltarësh të BDI-së reaguam një muaj më parë, kemi dyshime serioze edhe për tenderimin, por edhe për kryerjen e dezinsektimit.
Ne reaguam për faktin se dezinsektimi i Komunës bëhet në muajt MARS/PRILL sepse procesi i dezinsektimit mbyt larvat e insekteve dhe parandalon perhapjen e tyre. Dezinsektimi në Gusht përveç se i dëmton prodhimet dhe tokën bujqësore, ka vetëm një sqarim – KORRUPSION!

#TetovaDonTakat
#TetovaDonKryetar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments