3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLiridon Disha-këshilltari i BDI-së Tetovë: Dy vite më parë kryetari komunës erdhi...

Liridon Disha-këshilltari i BDI-së Tetovë: Dy vite më parë kryetari komunës erdhi në këmbë në komunë sot pas dy vitesh me Merdecedesa të zi

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha dy vjetorin e qeverisjes së Lëvizjes Besa me komunën e Tetovës ka hedhur një numër akuzash në drejtim të udhëheqësisë së kësaj komunr duke theksuar se Kasami e mbylli komunën për qytetarët dhe se nuk është ai kryetari që erdhi në këmbë para dy vitesh por është kryetari që ka blerë Mercedes e Audi me xhama të zi, shkruan Disha.

Disha më tej akuzon Kasamin se për dy vite e kanë kantandisur duke e mbuluar mbeturinat dhe pa jetë kulturore e artistike.

Sot me 4 Nëntor 2023, bëhen 2 vjet prej kur Движења Можеме u instalua në krye të Komunës së Tetovës me ecjen triumfaliste në këmbë nëpër qytet deri te Komuna e Tetovës.
Sot pas dy vitesh, ata nuk ecin më në këmbë sepse frikësohen nga qytetarët. Ata kanë blerë Mercedesa e Audi me xhama të zi që mos shihen ku janë e ku shkojnë.
Sot pas dy vitesh, ata i mbyllën dyert e Komunës për qytetarët, por fshehurazi pas mesnate, i hapin për tenderomanët e tyre.
Sot pas dy vitesh, ata janë më të pasur, ndërsa populli më i varfër. Ata kanë nga dy tre të punësuar në familje dhe marrin rroga e kanë lidhur kontrata me të afërmit e tyre, ndërsa populli pret para dyerve të Komunës me javë të tëra për takim.
Sot pas dy vitesh, Tetova është më e varfër në art dhe kulturë. Organizimet kulturore janë sa për sy e faqe, të zbehta e pa shpirt artistik.
Sot pas dy vitesh, Tetova është më e zhurmshme dhe e rrezikuar nga qentë endacakë se kurrë më parë.
Sot pas dy vitesh, Tetova është më e pistë dhe me përplot mbeturina.
Sot pas dy vitesh, Tetova vuan për lidership dhe menaxhment të drejtë. Dhjetëra projekte të humbura nga mungesa e njerzve kompetent në përpilimin dhe realizimin e projekteve.
Sot pas dy vitesh, Tetova nuk është vend më i mirë, por vend më i zymtë. Kjo falë Kryetarit i cili merret më shumë me politike se sa me udhëheqjen e qytetit.

Për fund, rekapitulimi i gjithë punës e veprimtarisë së Komunës së Tetovës për keto dy vite mund të përshkruhet me dy fjalë – SUXHUK BOSNE. Ka gjithçka përveç mishit.
Kjo u përshtatet shumë edhe figurativisht, por edhe në kuptimin e plotë të fjalës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments