26.9 C
Tetovo
E premte, 5 Shtator, 2025
BallinaLajmeDimal Basha e pranon vendimin e Kushtetueses për masën e përkohshme

Dimal Basha e pranon vendimin e Kushtetueses për masën e përkohshme

Kryeparlamentari Dimal Basha ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, pas kërkesës së Listës Serbe, shkruan Reporteri.net.

Basha ka thënë se menjëherë ka autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve.

“Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!”, ka shkruar Basha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments