15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeDigjet flamuri turk në Greqi, reagon Ankaraja

Digjet flamuri turk në Greqi, reagon Ankaraja

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi autoritetet greke për “provokim të publikut dhe lejim të djegies së flamurit turk në Selanik” pas rihapjes së Xhamisë së Madhe Ajasofja (Ajasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) për namaz në Stamboll.

“Dënojmë fuqishëm faktin që qeveria greke dhe anëtarët e parlamentit provokuan publikun përmes deklaratave të tyre armiqësore dhe lejuan haptas djegien e flamurit tonë të lavdishëm në Selanik”, tha në një deklaratë Hami Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke.

Aksoy tha se Greqia shfaqi armiqësinë e saj kundër Islamit dhe Turqisë edhe një herë nën pretekstin e shfaqjes së reagimit kundër rihapjes së Xhamisë Ajasofja.

Ai tha se “fëmijët e lazdruar të Evropës”, të cilët nuk mund ta pranojnë rihapjen e objektit ikonik si xhami, janë përsëri në një “deluzion”.

“Greqia duhet të zgjohet nga ëndrra bizantine, se nuk ka arritur ta bëjë këtë për 567 vjet dhe të shpëtoj nga zhgënjimi i saj”, tha Aksoy.

Shtypja greke kundër pakicës muslimane turke në vend janë të regjistruara me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vuri në dukje ai, duke shtuar se Greqia është i vetmi vend evropian që nuk ka xhami në kryeqytetin e tij dhe se ka shpërfillur prishjen e xhamive historike në territorin e saj.

Aksoy theksoi se Xhamia Ajasofja është hapur për lutje në përputhje me vullnetin e kombit turk.

“Xhamia Ajasofja, si pasuritë e tjera kulturore në trojet tona, i përket Turqisë dhe kjo do të jetë përgjithmonë pronë dhe nën mbrojtjen tonë”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se hapja e Xhamisë së Madhe Ajosfja për adhurim përputhet me kërkesat dhe thelbin e Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore të vitit 1972.

“Në përputhje me angazhimin e Turqisë për të gjitha të drejtat dhe liritë fetare, dhe traditën e saj të tolerancës, Xhamia Ajasofja, vend i adhurimit për Islamin, që është fe e paqes dhe përqafon të gjitha fetë, do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë”, deklaroi Aksoy. /AA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments