2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeDiaspora e Kërçovës: Ziadin Sela pa asnjë kusht përkrahu idenë tonë për...

Diaspora e Kërçovës: Ziadin Sela pa asnjë kusht përkrahu idenë tonë për kandidat të përbashkët, Ali Ahmeti ndryshoi fjalët

Diaspora e Bashkuar Kërçovare, kanë reaguar nëpërmjet një komunikate, në të cilën janë shprehur të dëshpëruar nga sjellja e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ata thonë se, nga mesi i muajit prill 2021, u kanë bërë thirrje partive shqiptare BDI-së, Aleancës dhe Alternativës, që në zgjedhje të dalin me një kandidat të përbashkët. Thirrjet u janë përgjigjur partitë e opozitës shqiptare, duke theksuar këtu gatishmërinë e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, që pa asnjë kusht të pranojnë propozimin e Diasporës Kërçovare, ndërsa BDI nëpërmjet liderit të tyre, Ali Ahmeti, fillimisht është shprehur dakord, ndërsa me të ardhur në Kërçovë kryetari i Diasporës, Ahmeti ka refuzuar ta takojë atë, dhe ka mohuar të ketë pajtuar për një marrëveshje, që në Kërçovë të dilet bashkë të gjitha partitë me një kandidatë nga diaspora.

Komunikata e plotë:

Nga mesi i muajit prill 2021, Diaspora e Bashkuar Kërçovare u bëri thirrje me shkrim Bashkimit Demokratik për Integrim, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që të bëjnë marrëveshje dhe në zgjedhjet lokale, në Kërçovë, të dalin me një kandidat të përbashkët për kryetar të saj.
Për këtë, Diaspora e Bashkuar Kërçovare, u dha më se një muaj kohë që këto parti të gjenin gjuhë të përbashkët për këtë çështje.
Pas kalimit të këtij afati, nëse faktori politik nuk do të arrinte deri te një bashkëpunim dhe bashkim forcash për gjetjen e një kandidati të përbashkët, i takonte diasporës të dilte me kandidatin e saj dhe të përkrahej fuqimisht nga të gjitha subjketet politike shqiptare.
Përgjigje konkrete, në adresë të Diasporës së Bashkuar Kërçovare, nuk dha asnjë nga partitë politike.
Alternantiva, përmes një shkrimi në rrjetet sociale përkrahu nismën e Diasporës dhe të njëjtën gjë bëri edhe Aleanca për Shqiptarët përmes intervistash dhënë nga zyrtarët e saj.
Në maujin qershor 2021, kryetari i BDI-së, Ali Ahmedi, hyri në kontakt telefonik me kryetarin e Këshillit të Diasporës, Hadi Bajrami.
Ai e informoi kryetarin e këshillit të Diasporës për rezultatet e sondazheve të BDI-së, sipas të cilave për opinionin më i pranueshëm, për kryetar Kërçove, do të ishte një kandidat nga Diaspora dhe kërkoi bashkëpunimin e Diasporës për këtë çështje.
Pas disa bisedave telefonike nëmes Ali Ahmedit dhe Kryetarit të Këshillit, palët parimisht u pajtuan që në zgjedhje të dilet me kandidatin e Diasporës i përkrahur nga faktori politik shqiptar. Gjithashtu u ra dakort që në zgjedhje të dilet me listë të përbashkët për këshilltarë të komunës. Kjo listë do të përbëhej nga kandidatë të BDI-së, Aleancës-Alternativës dhe Diasporës. Ky pajtim do të konkretizohej me një marrëveshje tripalëshe me shkrim : BDI, Aleanca-Alternativa dhe Diaspora e cila do të nënshkruhej në vendlindje.
Në ditën e nënshkrimit, palët nënshkruese, përmes një konference për shtyp, do të informonin opinionin për marrëveshjen e arritur dhe do të bënin publik emrin e kandidatit të Diasporës.

Ali Ahmedi dhe Kryetari i Këshillit u zotuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe kjo marrëveshje gojore do të respektohet nga të dyja anët. Nëse njëra nga të dyja palët nuk do të respektonte marrëveshjen, opinioni do të informohej për arsyet e prishjes së saj.
Pra, kontaktet dhe bashkëpunimi do të vazhdonin në vendlindje posa të këthehej Kryetari dhe anëtarët e tjerë të Këshillit nga Diaspora.
Me të kthyer në Vendlindje, Kryetari i Këshillit tentoi disa herë të marrë kontakt me Ali Ahmedin por pa sukses.
Për mos humbur kohë, këshilli dëgjoi dhe dy kandidatët e pavarur Xhevdet Spahiu dhe Fatmir Limani, kontakte këto që ishin konstruktive. Gjithashtu këshilli mori kontakt me kryetain e Alencës për Shqiptarët i cili pa humbur kohë ftoi në takim Këshillin e Diasporës. Takimi ishte shumë miqësor dhe konstruktiv. Zijadin Sela u shpreh i gatshëm që për Kërçovën të bashkëpunojë me BDI-në dhe forcat tjera politike shqiptare, pa asnjë kusht.
Ai bile u shpreh se pë ALeancën: Kërçova është çështje madhore kombëtare ».
Me këtë rast, falenderojmë përzemërsisht kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela për gatëshmërinë e tij të sinqertë për bashkëpunim.
Pas takimit me kryetarin e Aleancës, me insistimin e Kryetarit të Këshillit, u realizua takimi me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmedi.
Diasporë më 04 shtator 2021 kryetar Hadi Bajrami special për kercova.net
Takimi u mbajtë në restoranin Arabella. Në këtë takim Ali Ahmedi mohoi marrëveshjen tonë gojore dhe kërkoi përkrahjen e Diaporës për kandidatin e BDI-së. Për Ali Ahmedin roli i Diasporës në këto zgjedhje nuk është vendimtar dhe kontributi i saj është simbolik.
Në dy ditët në vijim, Ali Ahmedi i bëri presion Kryetarit të Këshillit, që ai në emër të Diasporës, të përkrahte kandidatin e BDI-së. Edhepse presionet nga ana e BDI-së ndaj Kryetarit vazhduan, ai respektoi me vendosmëri parimet e tij dhe misionin që i kishte besuar Disapora.

Diaspora përshëndet vendosmërinë dhe angazhimin e Hadi Bajramit në kuadër të veprimtarisë së saj.
Nisur nga këto rrethana, në mungesë të kandidatit konsensual, Këshillit të i Diasporës së Bashkuar nuk i jepet mundësia tu bëjë ftesë bashkatdhetarëve nga Diaspora të votojnë ndonjërin nga kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit. Ato do të vendosin vetë sipas mundësive dhe bindjeve të tyre.
Sidoqoftë, për Diasporën Kërçova është e shenjtë dhe amanet i gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Prandaj lidhjet nëmes Diasporës dhe Vendlindjes do të forcohen edhe më shumë.
Kjo komunikatë, në mes tjerash, ia bën me dije Vendlindjes dhe Diasporës se përgjegjësia, nëse Kërçova humbet, i takon atij faktori i cili prishi marrëveshjen për bashkëpunim dhe assesi Diasporës.
Diaspora do të shtojë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin me të gjitha ato forca që angazhohen për bashkëpunim dhe bashkërenditje dhe do të vazhdojë rrugën e konsolidimit të saj .
Sepse, ndarja dhe degëzimi i energjive sjellë dobësim.
Vetëm bshkëpunimi bën fuqinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments