6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeDialog për reformat në sistemin gjyqësor, Mariçiq: Janë shkarkuar 16 gjykatës për...

Dialog për reformat në sistemin gjyqësor, Mariçiq: Janë shkarkuar 16 gjykatës për joprofesionalizëm

16 gjykatës janë shkarkuar për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të pakujdesshme të funksionit, ndërsa pjesa tjetër e gjykatësve ende po vlerësohen, tha ministri Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në ngjarjen ku u diskutua mbi proceset reformuese kyçe në jurisprudencë. Ai paralajmëroi masa të reja me qëllim të përforcimit të shtetit ligjor, ndërsa në ngjarje u diskutua edhe për shkallën e implementimit të Strategjisë për reforma në sektorin juridik 2017-2022, si dhe çfarë nevojitet të ndërmerret më tutje.

 “Nëpërmjet dy anketave tona 2019/2020, kemi matur se si është cilësia e vendimeve gjyqësore dhe kemi perceptime të ndryshme në mes gjykatësve, prokurorëve dhe avokateve, megjithatë të gjithë pohuan se kemi përmirësim në anketën e dytë pra në 2020 në krahasim me 2019. Duhet të punojmë në përafrimin e atyre perceptimeve”, tha Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane.

 “Në bazë të asaj strategjie është zgjidhur njëra nga vërejtjet shumë vjeçare të Bashkimit Evropian që janë kriteret e padefinuara qartë për emërime dhe shkarkime të gjykatësve dhe prokurorëve. Tanimë kjo është e zgjidhur, kemi një pako të ligjeve siç është ligji për gjykata për Këshillin Gjyqësor, për Këshillin e prokurorëve që japin mundësi që në mënyrë objektive të vlerësohet puna e gjykatësve dhe prokurorëve, të emërohen dhe shkarkohen në bazë të kritereve objektive”, shtoi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments