4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeskoska: Për momentin nuk do të merret vendim për shtyrje të dënimeve...

Deskoska: Për momentin nuk do të merret vendim për shtyrje të dënimeve me burg

Edhe pse fillimisht u mendua për vendim të shtyrjes së dënimeve me burg për një pjesë të të burgosurve deri më 1 shtator, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, thotë se për momentin nuk do të ketë vendim të tillë.

Kjo mundësi u mendua në kontekst të krizës me coronavirusin dhe gjendjes në burgjet e vendit, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore, por për momentin nuk ka informacione se kur do të merret ky vendim.

Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve thonë se deri tani nuk janë informuar për një proces të tillë.

“Është e mundur që qeveria po shqyrton një opsion të tillë. Ne kemi në dispozicionin tonë gjithçka që do të kërkohet nga ne për ta përmbushur atë. Ne jemi të gatshëm ta realizojmë që nëse ata na kërkojnë ta bëjmë këtë, si statistikë ashtu edhe si rekomandime dhe si një opinion në lidhje me sistemin e burgjeve”, tha Jovica Stojanovic, drejtore e Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve.

Në ndërkohë po testohen të burgosurit dhe të punësuarit në Burgun e Shutkës, pasi u paraqit rasti i parë me coronavirus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments