11.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaOpinionDështon themelimi i Qendrës Kulturore “Mehmet Pashë Derallës”, reagon i nipi Berat...

Dështon themelimi i Qendrës Kulturore “Mehmet Pashë Derallës”, reagon i nipi Berat Deralla

Nipi i Memet Pashë Derallës, Berat Deralla i cili aktualisht jeton në Tetovë, shpreh revoltën e tij me BDI-në për mos votimin e propozimit që në këtë qytet të themelohet një Qendër Kulturore me emrin e gjyshit të tij “Mehmet Pashë Derallës”.

“Me keqardhje e pranuam lajmin se në këshillin e qytetit të Tetovës, nuk ka kaluar themelimi i qendrës kulturore “Mehmet Pashë Deralla”. BDI ka gabuar, duke mos e votuar themelimin. Ky akt është i shëmtuar dhe duhet të reflektojnë. Vlerësoj se ky akt është shumë i keq dhe vjen pikërisht në 180 vjetorin e lindjes së Mehmet Pashë Derallës, gjyshit tim. Ne si familje i japim mbështetje të plotë synimeve të kreut të Tetovës Bilall Kasami, për ta përjetësuar emrin e gjyshit”, tha Berat Deralla, Nip i Mehmet Pashë Derallës.

Berat Deralla 80 vjeçar, mbi pesë dekada jeton në SHBA. Ai shprehet i zhgënjyer që familjarëve Deralla i është refuzuar edhe shtetësia.

“Familja Deralla ka pritur 30 vite por, asnjë veprim me kthimin e shtetësive të Derallave. Shtëpia u sekuestruar e pasuria u vodh. Shpresojmë se ndryshimi do të vjen për shqiptarët”, u shpreh Berat Deralla, Nip i Mehmet Pashë Derallës.

Kreu i Këshillit të Tetovës Besar Durmishi tha se propozimi do të rivendoset për votim në seancën e fundit të shkurtit, ndërsa do të kërkojë nga këshilltarët që ky propozim të përkrahet.

“Në seancën e fundit nuk gjeti mirëkuptim edhe pse pritëm që të votohet nga këshilltarët shqiptarët sepse nuk presim të votohet nga këshilltarët e VMRO-së dhe LSDM-së, por fatkeqësisht ata u bënë bashkë dhe nuk e përkrahën. Në fund të muajit shkurt planifikojmë seancën e radhës dhe do thirri gjithë koordinatorët e partive shqiptarë që të kërkoj përkrahjen e tyre për themelimin e këtij institucioni. Vlen të theksohet se ky institucion do jetë pa pagesë dhe nuk ka të bëj me emërime partiake apo kuadri, por ka të bëj me një institucion që do jetë në shërbim të gjithë qytetarëve”, deklaroi Besar Durmishi. Kryetar i këshillit komunal Tetovës.

Propozimi për themelimin e Qendrës Kulturore ishte vendosur në seancën e këshillit më 31 janar. Por për këtë propozim nuk votuan këshilltarët e BDI-së dhe VMRO DPMNE-së. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments