10.8 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmeDervishi promovon konviktin studentor në Tetovë: Konvikt bashkëkohor me të gjitha kushtet...

Dervishi promovon konviktin studentor në Tetovë: Konvikt bashkëkohor me të gjitha kushtet (VIDEO)

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë, e lëshuam në përdorim Konviktin Shtetëror Studentor në Tetovë.

Konvikti është i pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për studentët dhe i ka kushtet bashkëkohore.

Administrata efikase ka mundësuar që aplikimi të shkojë pa pritje dhe shpejtë ndërsa deri tani janë regjistruar 250 studentë që do të banojnë në konvikt.

Siguria është maksimale ndërsa stafi ynë kujdeset që çdo gjë të jetë në rregull dhe që studentët të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Konvikti është i ndarë në dy pjesë, në atë për meshkuj dhe femra dhe ka bibliotekë dhe hapësira të nevojshme për studentët.

Ne mbetemi të përkushtuar me punë dhe menaxhim, me qëllim që çdo të shkojë ashtu siç kemi planifikuar, pa asnjë pengesë.

Me shumë respekt, drejtori- Ajetali Dervishi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments