18.2 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaKulturëDeri tash e paparë në Tetovë dhe më gjërë … Përfundoi në...

Deri tash e paparë në Tetovë dhe më gjërë … Përfundoi në mënyrë spektakolare Karavani Artistët për Artistët në Tetovë.

Lajmi interaktiv

Karavani i Artistëve për Artistët organizuar nga artistët nga Kosova ku ishin të prezentuar edhe artistë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare ,përfshirë edhe artistë të artit pamor edhe nga Maqedonia e Veriut ,mbrëmë vonë përfundoi udhëtimin e saj për vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut ,me Gala ekspozitë në Hamamin e Qytetit në Tetovë dhe vula i u vu me një koktej rasti në Rançin e Xhimit në Bogovinë të Tetovës.

Organizimi i filluar dhe i detajuar nga z.Veton Gusia-Prishtinë ishte aq mirë i planifikuar sa që mbështetësit e stafit të Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë (me drejtorin Ilir Kurtishin ) dhe Komunës së Bogovinës (kryetarin Besnik Emshiu ) nuk e patën shumë vështirë për ta finalizuar. Urimet shkojnë varg e vijë për të gjithë organizatorët… TETOVA NË TË KALUARËN HISTORIKISHT KA KUPTUAR… POR EDHE TASH ME SENS KUPTON ÇDO GJË GJITHËSHQIPTARE..E MOS FLASIM PËR ARTIN…DOLI POROSIA VETË NGA EKSPOZITA …ASKUSH SI TETOVA…FALEMNEDRIT NGA TETOVA EDHE MIRË SE NA ARDHËSHI PRAPË …

Hapja përveç solemnitetit ,mbajtjeve të fjalëve të rastit ,zgjoi kërshërinë e shumë vizitorëve ,edhe të turistëve të huaj që u gjendën në qytet.. Tetova kështu lloj organizimi të ekspozitave nuk mba mend…Dhe është për ta përshëndetur fillimin.Tetova për herë të parë në mënyrë pompoze-spektakolare kuptoi se diçka po ndodh te Galeria e Arteve Pamore dhe vërshoi …

Kur brusha hesht flet fotografia nga vendëndodhia …tjetra i mbetet historisë

Pamje foto dhe disa video nga www.telegrami.mk por edhe të huazuara nga faqja e FB Karavani Artistët për Artistët

Hapja e ekspozitës me fjalim përshëndetës zonja Jalldëze Ibrahimi

Fjalë përshëndetëse nga Karavani Artistët për Artistët z.Veton Gusia

ATRAKTIVE EKSPOZITA EDHE PËR TURISTËT E HUAJ NË TETOVË

FOTO KOLEKTIVE e ARTISTËVE TË PRANISHËM

RELAKS

Në kuadër të Ekspozitës deri sa vërshonte lumi i njerëzve ,Vëllezërit Esati me melodi të lehtë i shtonin mbrëmjes kënaqësinë

Poashtu edhe përfundimim i ekspozitës me koktej u takoi vëllezërve Esati …

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments