14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeDeri më 2 prill afati për dorëzim të listave! Listën e kujt...

Deri më 2 prill afati për dorëzim të listave! Listën e kujt do ta pranojë KSHZ-ja, të Selës apo të Taravarit?

Edhe një muaj e gjysmë kanë mbetur deri kur përfundon afati për dorëzimin e listave për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Për këtë, partitë politike dalëngadalë po i formojnë koalicionet dhe po i qëndisin listat për deputetë. Për zgjedhjet presidenciale, afati për mbledhjen e nënshkrimeve është deri më 8 mars. Dorëzimi i kandidaturave duhet të bëhet deri më 19 mars. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, afati për dorëzimin e listave për kandidatë për deputetë, është deri më 2 prill.

Ndërkohë, e paqartë mbetet për atë se si do të veprojë Aleanca për Shqiptarët. Edhe krahu i Selës edhe ai i Taravarit, thonë se për legjitimitetin e kryetarit të partisë do të vendosë gjykata, por deri tani, asnjëra palë nuk ka inicuar procedurë gjyqësore për verifikim. I pyetëm nëse planifikojnë të bëjnë një gjë të tillë?


“Për momentin kemi vendosur të mos merremi me atë se kujt i takon partia e kujt nuk i takon. Fjalën e fundit do ta ketë gjykata. Këtë çështje do ta ndjekin përfaqësuesit tanë ligjor. Nëse vendoset diçka ndryshe, do ju informojmë”, thonë nga ASH – Krahu i Taravarit.

Pyetëm edhe krahun e Selës por nga atje nuk morëm fare përgjigje. Megjithatë, dje Ziadin Sela tha që vulat janë në duart e popullit dhe kongresit.

“Vula është në dorë të anëtarëve të ASh-së, është në dorë të Kongresit. Secili mund të kidnapojë një vulë, nuk është asgjë ajo. Dihet me emra e mbiemra, dihet me simbolikat që i ka ASH”, theksoi Ziadin Sela, ASH.

Por listën e cilit krah do ta pranojë KSHZ nëse deri në fund nuk ka një zgjidhje gjyqësore? Nga atje thonë se të drejtë kandidimi kanë partitë politike që duan të garojnë vetëm por edhe në koalicion. Sqarojnë se çdo parti duhet të dorëzojë vërtetim nga regjistri qendror dhe vendim nga gjykata përkatëse për regjistrimin e partisë politike.


“Të drejtë për të dorëzuar listë të kandidatëve për deputetë kanë partitë e regjistruara politike të pavarur, në koalicion si dhe grup votuesish. Gjatë dorëzimit të listave dorëzohet dhe marrëveshja për koalicionim. Vërtetim nga Regjistri Qendror dhe vendim nga gjykata përkatëse për regjistrimin e partisë politike, në origjinal apo kopje e vërtetuar në noter, neni 64 nga Kodi Zgjedhor. KSHZ vepron vetëm sipas rregulloreve në Kodin Zgjedhor”, theksojnë nga KSHZ.

Përndryshe, fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon nga data 4 prill e deri më 22 prill ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare fillon nga data 18 prill e deri më 6 maj 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments