11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaDeputeti ukrainas gjendet i vrarë në tualetin e zyrës, dyshimet e para…

Deputeti ukrainas gjendet i vrarë në tualetin e zyrës, dyshimet e para…

Një deputet nga Ukraina është gjetur i vdekur në tualetin e zyrës së tij, në Kiev, të shtunën.

Trupi i pajetë i Valeriy Davydenko, 47 vjeç u gjet nga një pastrues. Zëvendës ministri i Brendshëm thotë se deputeti kishte një plagë ārme zjarri në kokë, ndërsa shtoi se kanë nisur hetimet.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar në disa pista. Ndërsa dyshimet e mëdha janë se deputeti është vetëvrārë.

Megjithatë pista e një vrāsje e inskenuar si vetëvrāsje është gjithashtu në tavolinë.

Davydenko kishte marrë pjesë si kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 dhe më pas i ishte bashkuar grupit parlamentar “Dovira.

Nga maji i vitit 2013 deri në mars të vitit 2014, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i Bujqësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments