10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeDeputeti i Lëvizjes Besa Bastri Bajrami, bëhet i gjallë, pyet ministrin Boçvarski:...

Deputeti i Lëvizjes Besa Bastri Bajrami, bëhet i gjallë, pyet ministrin Boçvarski: Deri ku ka arritur rekonstruimi i rrugës regjionale Likovë – Goshincë, Malin – Brezë

Deputeti Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami dje më 24.11.2022 në kuvendin e Maqedonisë ka parashtruae pyetje deri tek ministri i lidhjes dhe transport Bllagoja Boçvarski në lidhje ne rekonstruimin e rrugës regjionale Likovë – Goshincë, Malin – Brezë.

Ja fjala e tij në kuvend: “Me përgjigjen e zymtë që ka dhënë ministri i Transportit dhe Lidhjeve ai mundohet t’i ik përgjegjësisë dhe të hedh topin në kuadër të pushtetit lokal. I nderuar ministër Boçvarski, duhet të bëheni të sinqertë kur ju merrni pjesë në përurimin e rrugëve lokale nëpër komuna tjera dhe atëhere i promovoni si projkte tuaja ndërsa aty ku nuk dëshironi të planifikoni investime dhe ku nuk shihni interes partiak ju e hidhni topin te pushteti lokal.

Ju rikujtoj se rajoni i Karadakut është i lënë pasdore në investime të infrastrukturës rrugore, fshatra për të cilat ju kam pyetur se a planifikoni rekonstruim të rrugës që lidhin vendbanimet Likovë-Gushincë-Malinë dhe Brezë, janë një teritor i cili ju garatoj se po e vizituat do mbeteni të mahnitur se çfar atrakcioni turistik mund të bëhet në këto vende. Nëse fati i kësaj rruge lihet vetëm në mëshirën e pushtetit lokal të Komunace ku gravitojnë këto fshatra atëhere duhet të beheni i sinqertë dhe ti tregoni popullatës të asaj ane se kjo qeveri asnjëhere nuk planifikon që të ndërtojë këtë rrugë apo të bën ndonje investim kapital të atij lloj në rajonin e Karadakut.

Unë uroj që të reflektoni ju dhe e gjithë Qeveria, dhe unë po ju ofroj zgjidhjen e këtij problemi pasi që ju mundoheni të hidhni topin nga një në institucion tjetër. Si deputet i asaj zone kam pregatitur edhe amandament për buxhetin e vitit 2023 ku duhet të planifikohen mjete finansiare për rrugën në fjalë dhe uroj që të merrni në konsideratë si shumicë parlamentare. Nëse as këtë amandament nuk do ta pranoni atëherë mos mudoni të mashtroni opinionin se ju nuk keni ingerenca në ndërtimin e kësaj rruge, por pranoni faktin se këtë rajon e keni lënë komplet jashtë nga planifikimet tuaja dhe jorastësisht banorët e atyre zonave duke parë që pushteti nuk krijon kushte infrastrukturore dhe jetesë më të mirë, të rinjtë e asaj ane çdo ditë largohen në mërgim.”, ka thënë deputeti Bajrami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments