7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeputetët e VMRO-DPMNE-së me certifikata të sigurisë kërkojnë nga Kovaçevski që t’ua...

Deputetët e VMRO-DPMNE-së me certifikata të sigurisë kërkojnë nga Kovaçevski që t’ua dorëzojë Marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Nëntë deputetë të VMRO-DPMNE-së që posedojnë certifikata të sigurisë sot kanë dërguar kërkesë me shkrim deri te kryeministri Dimitar Kovaçevski që t’u dorëzohet Marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d.

Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE në një deklaratë për media tha se si përfaqësues të qytetarëve kërkojnë që Marrëveshja t’u dorëzohet sa më shpejtë dhe se këtë e bazojnë në nenin 68 të Kushtetutës (Kuvendi ushtron kontroll mbi Qeverinë), neni 122 i Rregullores së Kuvendit dhe Ligjin për informacionin e klasifikuar i cili bazohet në parimin “nevoja për të ditur” i cili përcakton nevojën për qasje në informacion të klasifikuar me qëllim të kryerjes së funksionit.

Kryeministri Kovaçevski, tha ai, konfirmoi se kjo marrëveshje ka një shkallë të caktuar të konfidencialitetit.

“Në kontratë ka klauzola të dëmshme që shkaktojnë dëme  buxhetore, ndërsa janë në favor të kompanisë private, sidomos pas daljes së pjesëve të kësaj kontrate që Qeveria është zotuar që ta vazhdojë javën e punës nga 40 në 60 orë pune, që është në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie të punës dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të jetë përfundimtar. Një vazhdim i tillë në vetë legjislaturën do të nënkuptonte shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që është vepër penale”, tha Milloshoski. 

Sa i përket shpenzimeve buxhetore, sipas tij, Marrëveshja duhet të jetë në dispozicion të publikut dhe ata të jenë të sigurt se ky projekt është me interes publik, e jo në interes të individëve të cilët do të kishin një përqindje apo provizion të caktuar.

Milloshoski tha se së bashku me kërkesën deri te kryeministri janë dërguar edhe numrat serik të certifikatave të tyre të sigurisë në mënyrë që ta marrin Marrëveshjen.

Deputeti tha se nëse kryeministri nuk ua dorëzon marrëveshjen publikut dhe mediave, atëherë le t’ua dorëzojë deputetëve me certifikata të sigurisë.

“Të shohim nëse shteti është i nënshtruar. Gjithashtu duam të shohim se cila gjykatë ka juridiksion në rast mosmarrëveshjeje mes dy palëve, cilat çmime janë vendosur për materialet e ndërtimit dhe nëse të gjitha çmimet janë vendosur apo diku janë lënë të hapura. Shkurt, qytetarët dhe deputetët kanë të drejtë të dinë se si shpenzohen mjetet tatimore nga buxheti i shtetit”, thotë Milloshoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments