20.5 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaDeputetët e Parlamentit kanadezë , i kanë shpallur sulmet ruse ndaj Ukrainës...

Deputetët e Parlamentit kanadezë , i kanë shpallur sulmet ruse ndaj Ukrainës si “gjenocid”.

Anëtarët e dhomës së ulët të Parlamentit kanadez mbrëmë njëzëri i shpallën sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës si “gjenocid”, duke theksuar se kishte “prova të mjaftueshme të krimeve sistematike dhe masive të luftës kundër njerëzimit” të kryera nga Moska.

Një projekt-deklaratë nga dhoma e ulët thotë se krimet ruse të luftës përfshijnë krime masive, raste sistematike të vrasjeve të qëllimshme të civilëve ukrainas, përdhosje të kufomave, transferim të detyruar të fëmijëve ukrainas, tortura, lëndime fizike, lëndime mendore dhe përdhunime.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri Justin Trudeau tha se ishte “absolutisht e drejtë” që gjithnjë e më shumë njerëz t’i përshkruanin veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid, duke mbështetur akuzat e bëra nga presidenti amerikan Joe Biden.

Biden kishte thënë më parë se pushtimi i Ukrainës ishte gjenocid, por shtoi se u takon avokatëve ndërkombëtarë të vendosin nëse pushtimi përmbush kriteret për gjenocid.

Rusia, e cila mohon akuzat për gjenocid, e ka quajtur veprimin e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak”, duke akuzuar palën ukrainase për kryerjen e gjenocidit ndaj njerëzve që flasin rusisht në vend, një akuzë që Ukraina e hedh si të pakuptimtë.

Kanadaja është ndër vendet që vendosën sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Dje, ajo vendosi sanksione shtesë ndaj 203 personave që tha se ishin bashkëpunëtorë në përpjekjen e Rusisë për të aneksuar rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.

Qeveria kanadeze ka njoftuar gjithashtu se do të ndryshojë legjislacionin për të lejuar që fondet e sekuestruara ruse të paguhen për rindërtimin e Ukrainës, pra si ndihmë për të prekurit nga pushtimi rus.

linku

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments