Deputetët e Frontit Europian e braktisën debatin në komision për propozim-ndryshimet që lidhen me shfuqizimin e Qeverisë teknike, pasi asnjë nga amendamentet e tyre nuk u pranua.Pas largimit nga seanca të deputetëve të FE-së, amendamentet e mbetura u lexuan dhe më pas u refuzuan nga komisioni.
Me këtë përfundoi debati në komision për propozimin për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, pas së cilës pason votimi me procedurë të shkurtuar në seancë plenare.
Nga partia akuzuan se procesi po zhvillohet sipas një skenari të dakorduar paraprakisht, pa një qëllim real për t’i shqyrtuar propozimet e tyre.Pas largimit nga seanca të deputetëve të FE-së, amendamentet e mbetura u lexuan dhe më pas u refuzuan nga komisioni.
Me këtë përfundoi debati në komision për propozimin për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, pas së cilës pason votimi me procedurë të shkurtuar në seancë plenare.Zhvillimet e fundit e thellojnë tensionin politik rreth ndryshimeve të propozuara, veçanërisht sa i përket së ardhmes së Qeverisë teknike dhe rregullave zgjedhore, ndërsa opozita paralajmëron mungesë të përfshirjes në proces, kurse pushteti insiston në nevojën për reforma.
