Sot, në Forumin Ekonomik Maqedoni e Veriut – Shqipëri: “Përtej Kufijve”, diskutuam për investimet, infrastrukturën, turizmin dhe nevojën për një rajon më të lidhur dhe më konkurrues.
Shqipëria e sheh Maqedoninë e Veriut si një partnere natyrale në këtë rrugëtim. Gjeografia na ka bërë fqinj, historia na ka afruar, ndërsa ekonomia duhet të na bëjë partnerë të domosdoshëm.
Nga Korridori VIII te energjia, nga tregtia te turizmi, rajoni ynë ka nevojë për më shumë lidhje konkrete, më shumë besim dhe më shumë bashkëpunim real.
