7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaDëmet nga pushtimi rus, Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën

Dëmet nga pushtimi rus, Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet jo në opinione abstrakte.

Ndërsa ka mbajtur një fjalim, ai ka bërë me dije se liderët po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO – dhe thekson se ai e di se cilët nga ata liderë po mbështesin Ukrainën.

Për luftën, ai thotë se burrat dhe gratë ukrainase po mbrojnë shtetin e tyre për të pesëmbëdhjetën ditë dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.

Gjithashtu ai ka thënë se Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare” në Ukrainë  dhe se kërkon që të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzohen dhe të marrin bukën dhe ujin nga duart e tyre”.

“Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë – sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë,” tha Zelensky.

Teksa ka shprehur keqardhjen për dëmet që pushtuesit u kanë bërë Ukrainës, Zelensky tha se pas luftës, gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe planifikimi nga qeveria tashmë është duke u bërë.klan kosova

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments