11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeDemagogjia e Besës e cektë, shumë lehtë demaskohet!

Demagogjia e Besës e cektë, shumë lehtë demaskohet!

Shkruan:indeks.mk

Që të akuzosh dikë për diçka, duhet vetë të jesh i pastër në atë pikë. Por, sa kanë të drejtë ta akuzojnë Besë-istët dikë për diçka që e kanë bërë vetë, ua tregoi Elmi Aziri i Aleancës për Shqiptarët, pas akuzave për pjesëmarrjen në pushtet bashkë me BDI-në, duke përdorur madje dhe shprehje përtej korrektësisë së komunikimit normal: “ashik të BDI-së”!

Kush kujt po i shet demagogji me këtë aluzion?

Çështja është se si ashikllëk pjesëmarrjen në qeveri e quan partia e cila ka qenë më parë po në atë përbërje.

E dyta, pse në këtë bashkëpunim, veçohet si diçka poshtëruese bashkëpunimi midis dy partive shqiptare, kur në anën tjetër dihet boterisht se që të dyja kanë bashkëpunuar po me te, aq më teper kur edhe vete midis vetes po ashtu.

Elmi Aziri i ASH-së në reagimin e tij e ka quajtur Lëvizjen Besa “parti të stolisur në puplat të LSDM-së dhe tani të VMRO-DPMNE-së.” Topi s’e luan!

Pra, pikërisht kjo është hipokrizia më e madhe e Lëvizjes Besa, e cila ikjen nga koalicioni i tashëm e pat bërë me një prapavijë që të sigurojë edhe një strehë tjetër “me fituesin” supozuar të zgjedhjeve të ardhshme, pra, duke shpresuar se kjo do të jetë VMRO-ja, me të cilën qenka akt vizionar që të bashkëpunosh.

Por, e vërteta e këtij bashkëpunimi tash është edhe çështje mungese vizioni, sepse, elektorati shqiptar i ndëshkoi partitë që bënë koalicion në zgjedhjet e fundit lokale, por përkundër kësaj, shihet “alleshvereshi” ku i haptë e ku në prapaskenë, i Lëvizjes Besa me partinë e Mickoskit, bile duke shkuar aq larg sa dhe të rreshtohen edhe kunder ndryshimet kushtetuese, me të cilat e penguan rrugëtimin e vendit për BE, që është një përcaktim strategjik edhe i partive shqiptare, besojmë edhe i vetë Besës.

Prandaj dhe me të drejtë Elmi Aziri rikujton rrugëtimin zik-zak të Lëvizjes Besa,(herë me njërën parti maqedonase, herë me tjetrën, duke refuzuar bashkëpunimin me ASH-në!), për të ardhur në kohën më të re të bashkërenditjes me VMRO-në, që dhe është thelbi që përshkruan demagogjinë e partisë së Bilall Kasamit që bashkepunimin me VMRO-në e ben ne dem te elektoratit shqiptar:

“Përpara se të akuzojnë të tjerët duhet fillimisht t’i shpjegojnë opinionit se si e bënë marrëveshjen e fshehtë me VMRO-në për zgjedhjet lokale 2017 dhe 2021 marrëveshja e cila parashihte ndërtimin (rindërtimin) e një Kishe në afërsi të Tetovës dhe vendosjen e Kryqit në Kodrën e Diellit. Poashtu, duhet ti tregojnë opinionit se pse dështoi rrëzimi i qeverisë në 2021, cilët deputet mundësuan vazhdimin e qeverisjes së BDI-së! Ata duhet të sqarojnë se për cilat arsye nuk pranuan t’i bashkëngjiten Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 2020-ës, dhe meqë madhështinë e fitores së tyre tani e shofin te vetvetja pse tani ju duhet Aleanca për Shqiptarët?Githashtu duhet të spjegojnë pse VMRO-ja është bërë promotor i tyre?”

Dhe e treta? E vërteta, dilema mbi dilemat: pse na qenka mëkat më i madh bashkëpunimi midis dy partive shqiptare(BDI-ASH) se bashkëpunimi i Lëvizjes Besa me VMRO-DPMNE-në, partinë e kapjes së shtetit dhe skandaleve korruptive të patejkaluara nga askush me miliona e miliarda euro? Kur u pastrua kjo VMRO-ja që të jetë e denjë një parti “e pastër” si Besa, të bëhen bashkë kundër koalicionit të tashëm? Udhëheqësite Besës duhet t’u shpjegojnë shqiptarisë mbarë si se qenka më mirë të bashkëpunosh me një parti skandalesh e cila edhe është e njohur me frymën nacionaliste, shpesh antishqiptare, se sa me një parti shqiptare, që në mos për tjetër, ka dhënë mjaft kontribut për avancimin e pozitës së shqiptarëve në sistem.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments